Mirë që i shpalli luftë rrezikut “anglo-amerikan për Shqipërinë”, po pse të dyve brenda një dite?!
Fillimisht shpalli “non grata” Ambasadorin e OSBE në Shqipëri, se nuk i aprovoi çdekretimin e 30 qershorit dhe “i nxorri gishtin shqiptarëve”.
Pak minuta më pas të njëjtin fat pësoi edhe zëdhënësja e BE Maja Kocijancic pasi i dha të drejtë mazhorancës për çështjen e anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese.
Mirë Ilir Meta e bëri aktin e tij të paprecedent, po a është vallë dakord populli shqiptar me të, meqë ai duhet të mëshirojë edhe unitetin e tij?!
Apo ende është e vërtetë shprehja e Sandër Prosit në film: “O popull. Sa shumë gjëra në emrin tënd. Madje edhe vetë Naltmadhnia, flet në emrin tënd!”
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal