Nexhmije Beqiri tregoi në “Wake Up” peripercitë që kaluan gjatë dhjetë ditëve që nga infektimi i bashkëshortit të saj, Idajet Beqiri
Ajo u shpreh se zgjodhi të kujdesej vetë për çdo gjë, e ndihmuar edhe nga një infermiere . “U gjendëm në një situatë shumë të vështirë, situata më e vështirë e jetës sonë mbi 40 vjet. Ne jemi tipa sportivë, Idajeti nuk ka pasur probleme të shëndetit, nuk pi as cigare dhe as alkool. Si mund të shëndrrohet një njeri brenda dy ditësh”, u shpreh ajo.
Zonja Beqiri tregoi se gjatë gjithë kohës është kujdesur për të duke mbajtur maskë, ushqimin duke ja vendosur në distancë.
Frika më e madhe për të ishte nëse avokat Idajeti do të shkonte në spital. “Fatkeqësia më e madhe është kur shkon në spital, tani i kuptoj të gjithë ata familjarë”, tha Nexhmije Beqiri.


