• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I RRITUR PA PRINDËRIT E TIJ BIOLOGJIKË/ Kush është Vladimir Putin, “vogëlushi” i KGB që po kërcënon botën
Home
Nderkombetare

I RRITUR PA PRINDËRIT E TIJ BIOLOGJIKË/ Kush është Vladimir Putin, “vogëlushi” i KGB që po kërcënon botën

26 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja që nuk i keni përjetuar kurrë në histori”.

Këto ishin fjalët e Vladimir Putin, pak orë pasi urdhëroi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit. Por kush është njeriu që po ngjall frikë dhe prej 20 vitesh komandon me dorë të hekurt vendin më të madh të botës.

I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 69-vjeçar të Kremlinit u brumos gjatë fëmijërisë së tij. Putin është rritur pa prindërit e tij biologjikë, nga një familje kujdestare. Për shumë psikologë e sociologë kjo periudhë ka shkaktuar trauma në jetën e tij, dhe e ka bërë të jetë i ftohtë me njerëzit dhe i afeksionuar më tepër pas kafshëve.

Kjo gjë shpjegon edhe dashurinë e tij për dy qentë Koni dhe Buffy, me të cilët shfaqet shpesh, madje edhe në takime me krerë të lartë shtetesh.

I diplomuar për drejtësi Vladimir Putin  për 16 vite ka qenë pjesë e shërbimit sekret sovjetik, KGB. Për shkak të fizikut të tij, në KGB Putin e thërrisnin me pseudonimin “vogëlushi”. Më pas ai u shkëput nga shërbimet sekrete, dhe për 5 vite punoi si pedagog në Shën Peterburgut.

Viti 1996 do të ishte vendimtar për Putin. Ai u transferua në Moskë për t’ju futur politikës. këtu nisi rrugëtimi i “vogëlushi i KGB” për t’u bërë “Ariun e Siberisë”.

Dy vjet më vonë, Vladimir Putin u vendos në krye të Shërbimit të Sigurisë Federale, një organizate që pasoi KGB-në sovjetike.

Në vitin 1999 presidenti Boris Yelsin e emëron në krye të qeverisë, ndërsa në vitin 2000, Vladimir Putin u shfaq për herë të parë në arenën ndërkombëtare si president i Federatës Ruse.

I rritur pa prindër dhe i diplomuar për drejtësi/ Kush është Vladimir Putin, ‘vogëlushi’ i KGB që po kërcënon botën

Lufta në Çeçeni dhe ndarja e re administrative e territorit të pamat rus, e ngritën profilin e Putin, që fitoi më tepër pushtet. Edhe konfliktet në Gjeorgji, Siri dhe Krime, sërish Putin i përdori për të forcuar imazhin e tij.

Putin e drejton Rusinë që nga viti 2000, me përjashtim të periudhës 2008-2012, kur ai vendosi president, mikun e tij, Dimitri Medvedev.

Përtej politikanit të fortë dhe një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë, Vladimir Putin është i njohur edhe për sportet ekstreme e pasionet e forta.

I rritur pa prindër dhe i diplomuar për drejtësi/ Kush është Vladimir Putin, ‘vogëlushi’ i KGB që po kërcënon botën

I pëlqejnë shumë kafshët, veçanërisht qentë e mëdhenj, arinjtë dhe kuajt. Duke ruajtur disa nga zakonet e kohës kur ka qenë agjent i KGB, Vladimir Putin shpenzon një kohë të madhe në palestër.

Madje nuk mungojnë foto të tij duke u stërvitur në kushte ekstreme të motit Siberian. presidenti rus mban edhe rripin e zi ne xhudo. Sot e gjithë bota i ka sytë mbi Putin dhe i kërkon atij të tërhiqet nga bombardimet në Ukrainë./ Euronews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PLAGOS RËNDË NGA SULMI RUS/ Kush është gruaja që u bë simbol i rezistencës ukrainase: Më kaloi vdekja para syve
Previous article "AI NUK DO TË KTHEHET MË NË SHTËPI"/ Vritet gjenerali i besuar i liderit çeçen Ramzan Kadyrov nga ushtria ukrainase

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT