Kryeministri britanik Boris Johnson ka dalë nga terapia intensive.
Lajmin e konfirmoi Downing Street në një deklaratë të enjten.
“Ai ndodhet në gjënde të mirë,” thuhet nq deklaratë.
55-vjeçari u dërgua në Spitalin e Shën Thomasit në Londër të dielën e 5 prillit, sepse ai po shfaqte simptoma “të vazhdueshme” 10 ditë pasi rezultoi pozitiv për virusin.
Gjendja e Johnson u përkeqësua të hënën, dhe ai u dërgua në ICU. Të martën, Downing Street tha se ai ishte në një gjendje të qëndrueshme.
Ai nuk kërkonte ventilim mekanik ose invaziv dhe nuk kishte pneumoni, sipas Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab, i cili është deputet për Kryeministrin.