Banka Botërore ka publikuar raportin në lidhje me perfomancën ekonomike të vendeve në zhvillim ndër të cilat bën pjesë dhe Shqipëria. Në raport jepet një pasqyrë e gjendjes ekonomike të vendeve duke u bazuar nga të dhënat e grumbulluara përgjatë vitit 2019 dhe fillimit të këtij viti. Raporti nis me dëmin ekonomik me të cilin Shqipëria u përball në 26 nëntor të 2019-s.
Sipas Bankës Botërore tërmeti me magnitudë 6.3 Richter ka prekur në mënyrë direkte rreth 7% të popullsisë dhe ka shkaktuar dëme në asetet fizike e humbje ekuivalente me rreth 7.5% të GDP-së. Dëmi i madh që i është shkaktuar Shqipërisë sipas raportit e bën të vështirë arritjen e rikonstruktimit total në periudhën afat-shkurtër e atë afat-mesme. Turizmi dhe tregu i pasurive të patundshme janë sektorët ekonomikë të goditur më së forti nga tërmeti.
Rritja ekonomike ra në 2019-n në 2.2% nga 4.1% që ishte në 2018-n. Një thatësirë e madhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2019 dha efekte të ndjeshme në prodhimin e energjisë elektrike duke e reduktuar rritjen ekonomike me 0.5 pikë përqindje. Ndërkohë rritja e konsumit ka ndikuar pozitivisht me 2.8% në rritjen ekonomike të vendit. Ndërsa eksportet neto dhe investimet kanë patur një efekt total 0 në rritjen ekonomike pasi kontributi tyre në rritjen ekonomike ka qënë respektivisht me -0.1 pikë përqindje dhe + 0.1 pikë përqindje.
Pavarësisht rritjes së ulët ekonomike tregu i fuqisë punëtore duke se ka pasur lajme pozitive. Në tremujorin e tretë të 2019-ës punësimi ka shënuar rritje me 3.3 krahasuar me të njëtin tremujor të vitit 2018 dhe papunësia ka kapur rekordin më të ulët në 11.4 %. Paga reale është rritur me 2.3 % e më së shumti është ndjerë në sektorët e tregtisë, transportit dhe turizmit por varfëria mbetet e lartë me rreth 35.6 % të shqiptarëve që jetojnë nën $ 5.5 në ditë. Inflacioni mesatar ka rënë në 2019-n në 1.4% nga 2% që ishte në 2018-n. Sipas Bankës Botërore kanë qënë disa faktorë që kanë kontribuar në këtë rënie të inflacionit mesatar si një rritje e ulët në paga dhe në kostot e prodhimit vendas dhe inflacion i ulët në partnerët kryesorë me të cilat Shqipëria ka kryesisht mardhënie tregtare. Stimujt e vazhdueshëm të politikave monetare dhe reduktimi i nivelit të kredive jo-performuese (me 8.4 % në dhjetor) kanë ushqyer rritjen e nivelit të kreditit në bankën qëndrore.
Të ardhurat ranë nga 27.6 % e GDP-së në vitin 2018 në 27.1% në vitin 2019 si rezultat i rimbursimeve të TVSH-ve dhe disa stimujve fiskalë të aplikuar në agrikulturë, turizëm dhe farmaceutikë. Por nga ana tjetër tatimi mbi të ardhurat personale është rritur dhe ka balancuar disa prej rënieve të të ardhurave të tjera. S&P ka vlerësuar riskun e kredimarrjes të Shqipërisë me B+ në shkurt të 2020-ës. Sipas bankës botërore prodhimi i ulët i energjisë dhe kërkesa e dobët e huaj kanë çuar në rritjen e defiçitit të llogarisë korrente nga 6.7% të GDP-së së vendit në 2018-n në 7.5% në 2019-n. Gjithashtu negativisht në këtë llogari kanë ndikuar dhe eksportet e ulta të energjisë elektrike shoqëruar me nivele të larta importesh të energjisë, pavarësisht rekordeve të larta që kanë ardhur nga turizmi.
Investimet e Huaja Direkte priten të mbeten të pandryshuara (në rreth 8% të GDP-së) teksa investimet e projekteve të mëdha të energjisë dhe transmetimit të gazit janë drejt përfundimit.
Turizmi dhe udhëtimi me shumë mundësi priten të përballen me një goditje të rëndë në kërkesë dhe ofertë si rezultat i pandemisë në BE dhe distancimit social e masave strikte të imponuara nga qeveria. Por nëse pandemia do të mund të kontrrollohet nga fundi i tremujorit të dytë i 2020-ës turizmi mund të pësojë një rimëkëmbje nga tremujori i katërt i 2020-ës.
Defiçiti zë 3.9 % të GDP-së dhe borxhi publik pritet që të rritet si rezultat i rikonstruksioneve të realizuara në zonat e prekura nga tërmeti dhe nga dëmi ekonomik i përjetuara nga pandemia e koronavirusit.
Raporti i Bankës Botërore mbi Shqipërinë përfundon me varfërinë e cila parashikohet të rritet me 0.4 pikë përqindje për vitin 2020 si dhe pritet më pas të bie në 2021-shin, por sigurisht kjo varet shumë nga masat që qeveria do të marrë.
Përsa i përket perspektivës së GDP-së për vitin 2020 Shqipëria pritet që të humbas rreth 1.4 përqindje si rezultat i masave izoluese e kufizuese që kanë goditur shumë rëndë sektorët e prodhimit, tregtisë, turizmit dhe të tjerat. Gjithashtu, nëse reçesioni i BE-së vazhdon si rezultat i vazhdimit të koronavirusit derir në 2021-shin atehërë priten dëme negative në Shqipëri të eksporteve, remitancave, turizmit si dhe IHD-ve (Investimeve të huaja direkte).