• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PREFERUARI ZBULOHET TË SHTUNËN/ Pesë akademikë dhe 5 me profil politik, kush janë kandidatët e PS për President
Home
Politikë

I PREFERUARI ZBULOHET TË SHTUNËN/ Pesë akademikë dhe 5 me profil politik, kush janë kandidatët e PS për President

31 May, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste do të marrë disa ditë kohë për të propozuar dhe më pas votuar emrin e saj për President të Republikës. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u vendos që raundi i 4-të për kreun e shtetit, të zhvillohet të shtunën, më 4 qershor.

Me mungesë dhe të kryesocialistit Edi Rama që ndodhet në New Yok, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga Shqipëria, socialistët mbledhjen e parë për emrin e Presidentit, do e zhvillojnë të premten, kur do të mbledhin Kryesinë, ndërsa një ditë më pas deputetët do të firmosin për emrin që ata dëshirojnë ta çojnë në Presidencë. Me ezaurimin e 3 raundeve të para që kërkojnë konsensus politikë, PS-ja nuk ka asnjë pengesë për ta bërë këtë, duke i pasur mbi 71 kartona në Parlament.

Burime për Abc bëjnë me dije se PS ka identifikuar 10 emra për President. 5 janë me profil politik dhe 5 të tjerë akademike dhe nga shoqëria civile. Por, emri i të preferuarit do të zbulohet të shtunën, në orën 10:00 kur do bëhet mbledhja e grupit parlamentar i PS, nga vetë Rama.

Por këtë proces PS do e vazhdojë e vetme. Enkelejd Alibeaj ishte në Konferencë të Kryetarëve, por me axhendë tjetër. Ndërkohë opozitarët e tjerë u përfshinë në debat, madje, duke u propozuar socialistëve, që të nxjerrin një emër  grupi i tyre.

Mjaft kritik u shfaq aleati i PD-së, Fatimir Mediu, duke dëshmuar edhe një herë përçarjen brenda opozitës, për këtë proces. Ndërkohë vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të bojkotojë seancën kur do të zhvillohet raundi i 4 për Presidentin. Pritet të shikohet nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga ai, ndërsa PS-ja e distancon nga çdo akt parlamentar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME ORIGJINË NGA DURRËSI"/ Braho: Ja kush është presidentja e re, PS e zgjedh të shtunën
Previous article JAVA E KULTURËS ITALIANE/ Veliaj: Me fat që i kemi fqinj. Sonte në mesnatë ndezim iluminarët e Puglias në qendër të Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT