Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u prezantua nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë.
‘Ambicia jonë është të rrisim burimet për kulturën dhe pjesë e këtij qëllimi është edhe vet organzimi i ri i ministrisë dhe kombinimi në një strukturë i ekonomisë kulturës dhe inovacionit dhe ne e kemi rritur buxhetin dhe jemi duke punuar dhe për një sërë skemash të reja që do ti vijnë në shërbim të njerëzve të kulturës dhe skenës dhe aktiviteteve të drejpërdrejta në të gjitha fushat që mbulon ky hark i gjerë institucional. Dua të them se do të bëjmë një përpjekje të posaçme për të stimuluar edukimin e menaxherve të kulturës. Në këtë pikë ndjej që ka një hendek mes aktoreve që janë të pjekur plot gjëra interesante për të dhënë dhe për të ndarë me publikun dhe pjesës së menaxherve të menaxhimit të kulutrës që tek ne është e mangët dhe duhet që të investojmë në këtë drejtim sepse krijojmë hapësira të reja’, tha ai.
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, bëri një pasyqrim të aktiviteve që pritet të mbahen në vend.
‘Sipas fushave të mbështetura për vitin 2025 shifrat flasin qartë se kemi një ekuilibër shumë më të drejtë, muzika dhe baleti 31 për qind, artizanti dhe trashëgimia 23 për qind, artet pamore 22 për qind teatët kinematografi 14 për qind. etëria 10 për qind. Viti 2025 do të sjell 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52 për qind akticitete më shumë se viti 2024 me 600 mijë spektatorë të pritshëm’, tha ai.


