• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
I MBYLLUR PREJ 5 MUAJSH/ Rihapet për vizitorët pas punimeve restauruese Muzeu Etnografik i Elbasanit
Home
Kulturë

I MBYLLUR PREJ 5 MUAJSH/ Rihapet për vizitorët pas punimeve restauruese Muzeu Etnografik i Elbasanit

1 April, 2025 s.autor Kulturë

Pas një mbylljeje prej gati pesë muajsh për shkak të punimeve restauruese, Muzeu Etnografik i Elbasanit ka hapur sërish dyert për vizitorët vendas dhe të huaj. Ky muze i njohur ndryshe si “Shtëpia e Sejdinasve” është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Elbasanit i cili ofron një pasqyrë të thellë në traditat dhe zakonet e hershme elbasanase.Punimet restauruese në të u fokusuan kryesisht në rikonstruksionin e çatisë dhe elementeve të tjerë strukturalë me qëllim ruajtjen e identitetit origjinal të godinës.

Sipas Drejtorit të Qendrës së Artit dhe Kulturës, Kliton Kapaj, ky projekt ka sjellë një transformim të plotë të muzeut, duke i dhënë qytetit një vlerë të shtuar historike dhe turistike. Ai theksoi gjithashtu se hapja e muzeve të tjera në qytet, veçanërisht në lagjen Kala, do të pasuronte ofertën turistike të Elbasanit.

Shtëpia e Sejdinasve e shpallur Monument Kulture i Kategorisë I më 15 janar 1963 është një ndër godinat më të veçanta arkitektonike në trevën e Elbasanit. Me rikonstruksionin e fundit, muzeu ka rifituar shkëlqimin e tij duke ofruar një ambient më atraktiv për vizitorët. Drejtoria e Qendrës së Artit dhe Kulturës ka punuar gjithashtu në transformimin e stendave dhe dizajnit të brendshëm për të pasuruar përvojën e vizitorëve dhe për të promovuar më tej trashëgiminë kulturore të qytetit.Ky rikonstruksion është i pari i këtij lloji që nga hapja e muzeut në vitin 1986 duke u shndërruar në një pikë referimi për ata që dëshirojnë të njohin thellësisht historinë dhe kulturën e Elbasanit.

Vizitorët mund të shijojnë ekspozita që pasqyrojnë jetesën tradicionale, zanatet, veshjet popullore dhe objekte të tjera të rëndësishme që flasin për identitetin e qytetit.Për më tepër ,Muzeu Etnografik i Elbasanit është pjesë e rrjetit të muzeve që promovojnë turizmin kulturor në Shqipëri duke ofruar guida dhe informacione për vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë thellë trashëgiminë kulturore të qytetit. Për ata që planifikojnë një vizitë, muzeu sipas autoriteteve është i hapur nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 17:00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RREZIK PËR KONKURENCËN DHE KONSUMATORËT"/ Prodhuesit e makinave japin alarmin për tarifat e Trump
Previous article I PRANISHËM NË EVENTIN "HANGART"/ Rama: Kemi rritur buxhetin për kulturën, stimulojmë edukimin e menaxherëve të kulturës

s.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT