Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Shkodër, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Burime bëjnë me dije se dy personat që janë përplasur nga automjeti ishin duke ecur buzë rrugës. Raportohet se dy personat ishin burrë dhe grua. Si pasojë e përplasjes burri ka mbetur i vdekur ndërsa gruaja është plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë në spital. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoj.
Mësohet se viktimë ka mbetur Benik Beci, ndësa është plagosur bashkëshortja e tij Alketa Beci.
***
Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit të rëndë me një person të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Policia e Shkodrës bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi Gjergj Toni ka përplasur me mjetin e tij tip fouristradë çiftin e bashkëshortëve në aksin Shkodër- Hani Hotit.
Shtetasi Gjergj Toni pasi i ka përplasur çiftin që po ecnin në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth 500 metër më tutje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore. Menjëherë forcat e policisë kanë bërë ndalimin e shtetasit Gjergj Toni si i dyshuar për aksidentin e rëndë. Policia vijon hetimet.
Ironia qëndron në faktin se Gjergji duket se shpeshherë shpërndan në rrjetin e tij social, foto ku lutet që Zoti ta mbrojë nga aksidentet.
AlpeNews.al




