• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET QYTETARËVE/ Rama: Kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë qytetarët e këtij vendi?
Home
Politikë

I PËRGJIGJET QYTETARËVE/ Rama: Kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë qytetarët e këtij vendi?

7 February, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shkruar për nismën “Këshillimi Kombëtar” lidhur me kontestimet dhe komentet që ka marrë gjerësisht në media.

Rama thotë se pavarësisht kontestimeve koha do e tregojë se qeveria e ka seriozisht këtë proces.

“Kam ndeshur gjatë këtyre ditëve disa që komentojnë këtu, se Këshillimi Kombëtar duhej bërë në fillim të mandatit të parë, jo të të tretit. Sa mirë do ishte që njerëzit t’i dinin të tëra qysh në nisje të çdo pune, po ja që puna na mëson shumë gjëra të reja. 

Pra kjo nuk është një ide e vjetër, po një praktikë e re e këtij mandati të ri. Këshillimi Kombëtar është një shprehje e re e vullnetit të mirë, për t’i përshirë në vendimmarrjet tona qytetarët pa dallime partiake. Disa shkruajnë se nuk e plotësojnë pyetësorin, sepse nuk kanë fare besim që opinionet e tyre mund të merren parasysh. Beso dhe kontrollo, thotë Populli. 

Asgjë nuk kushton besoj dhënia e opinioneve për 12 çështjet e hedhura për këshillim, krahasuar me harxhimin e kohës për komente që mund të lihen për më vonë. Le t’ia lemë kohës pas përfundimit të këtij këshillimi të parë, që të tregojë me fakte se sa seriozisht e ka qeveria këtë proces. Deri atëherë mund të them vetëm se ne nuk do të kishim asnjë arsye ta ndërmerrnim këtë nisëm të re, po të mos e kishim shumë seriozisht qëllimin e saj.

Disa të tjerë thonë se nuk janë pyetjet e duhura apo se duheshin edhe pyetje të tjera. Ne kemi shprehur hapur dhe ndershmërisht dilemat tona për ato 12 çështje. Mbase kur t’i kthehemi kësaj here të parë pas dy a tre vitesh, do të mendojmë se mund të ishte konceptuar më mirë, organizuar më mirë, shpjeguar më mirë, e me radhë. Sepse puna mund të na mësojë gjëra që sot nuk i marrim dot me mend. 

Por modestisht besoj se kjo nuk është një arsye për të mos e dhënë opinionin për këto çështje. Fundja kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë kaq drejtëpërdrejt qytetarët e këtij vendi, shtëpi më shtëpi? Le t’ia japim një shans kësaj përpjekjeje të re, ku të marrurit me politikë nuk është sharje, akuzë, përçarje, tifozllëk, sherr, kush jemi ne e kush jeni ju, po është diskutim me njerzillëk e atdhedashuri, mbi çështje shumë konkrete që kërkojnë vendimmarrje konkrete.

Jepeni ju lutem opinionin tuaj në linkun ëëë.keshillimikombetar.al dhe bashkohuni me 164,851 qytetarët që deri mbrëmë janë përfshirë në këtë kuvendim popullor. Le ta degjojmë më shumë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri, të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të mbështesim njëri-tjetrin, si njerëz, si qytetarë, si shqiptar”-shkruan Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Dortmund i merr Bayern lojtar me parametra zero. Vjen zyrtarizimi, por pas zgjedhjes fshihet…
Previous article ATLETIKË/ Luiza Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH GREQIA/ Shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës… Aktualitet

TRONDITET SËRISH GREQIA/ Shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës…

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT