• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET METËS/ MANJA: Del çdo dy orë në konferencë…grushti i shtetit dhe “konflikti” në mendjen e tij dhe oborrin e presidencës
Home
Politikë

I PËRGJIGJET METËS/ MANJA: Del çdo dy orë në konferencë…grushti i shtetit dhe “konflikti” në mendjen e tij dhe oborrin e presidencës

29 February, 2020 k.autor Politikë

Në një përgjigje të menjëhershme dhënë për Report Tv, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i ka kthyer përgjigje akuzave të presidentit Ilir Meta se ka mashtruar në raportin e përgatitur për votimin e dy ndryshimeve për emërimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjë e tillë për Manjën është krejtësisht e pavërtetë dhe se të gjitha akuzat e bëra, përfshirë këtu edhe akuzat për “grusht shteti”, shprehet se ekzistojnë vetëm në mendjen e Metës.

“Nuk dua ta prish këtë atmosferë feste me Ilir Metën, si Ilir dhe si president. Unë dje kisha mbledhje për shkarkimin e Metës, aktiviteti i Komisionit është transparent, të gjitha dokumentet janë në faqen onilne. Meta del çdo dy orë në konferencë, është e drejta e tij. Sot jemi në ditë feste, por për presidentit kam vetëm një përgjigje. Aktiviteti i Kuvendit, është transparent e botuar në faqen zyrtare, nuk meriton një përgjigje tjetër. Dje kishim seancë dëgjimore, kreun e KED dhe nga sa Dvorani deklaroi kemi qëndrime të kundërta. Nëse ka marrë flamurin e mbrojtjes së Kushtetutës, atë e ka për detyrë kuvendi dhe i respekton të gjitha standartete .

Nuk ka asnjë situata konfliktuale, e gjitha është tek mendja e presidentit. Të gjitha pretendimet t’i adresojë në istitucione, por jo të interpretojë Kushtetutën, çdo lloj rrahje gjoksi është një retorikë politike. Grushti i shtetit? Nuk kam koment, është unik në llojin e tij, ku një president thërret në protestë për të mbpojtur kushtetutën. Është tërësisht grushti shtetit është brenda atij oborri dhe mendjes se atyre 30 viteve “, tha Manja në intervistën për gazetaren Klesiana Omeri.

Manja foli edhe për Kongresin e PS-së, që zhvillon punimeve në ditën e dytë të saj, mbi atë se çfarë duhet të presim në përfundim të saj nga socialistët. Ai ka komentuar edhe propozimet e bëra nga 8 anëtarë të kësaj Asambleje, mes të cilave që kryetari i partisë të mos jetë kryeministër.

“Sot është Kongresi Zgjedhor, nesër do të mbyllet me takimin e të rinjve. Do të zgjidhet anëtarët dhe Asambleja,Do të miratohen disa ndryshime të rëndësishme, rregulloja, do zgjidhen anëtarët e Gjykatës së Partisë dhe Asambleja. Çdo kush që ka një mandat delegati është pjesë përbërëse ka të drejtë të propozojë hapur ndryshime brenda PS, sepse ka në gjenezën e saj demokracisë”, tha Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËMTUA GJATË DERBIT NË "AIR ALBANIA"/ Mesfushori Kale nxori shpatullën dy herë, rrezikon të mungojë...
Previous article LOREDANA ARRIN NJË TJETËR SUKSES NË ZVICËR/ Zuna ishte në mes të skenës për ta përqafuar

k.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT