• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET BERISHËS/ PD: Në Shkodër u shfaq aleanca e “non gratave”. Saliu s’tha asnjë fjalë për Tom Doshin
Home
Politikë

I PËRGJIGJET BERISHËS/ PD: Në Shkodër u shfaq aleanca e “non gratave”. Saliu s’tha asnjë fjalë për Tom Doshin

12 February, 2022 Delo.autor Politikë

Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër, si kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhje te pjesshme të 6 marsit. PD shprehet se sot në këtë qytet u shfaq aleanca e ‘non gratave’ ndërsa shtojnë se Berisha nuk tha asnjë fjalë për Tom Doshin. PD më tej thekson se kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ kanë vetëm një mission, të bëhen mburojë e ‘non gratës’ dhe të dëmtojnë PD-në.

“Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.

Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.”-shprehet PD.

Këtë pasdite në qytetin e Shkodrës, Bardh Spahia u prezantua si kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Spahia ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre  për qëllime personale dhe për t’u pasuruar. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha i bëri edhe një thirrje kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushatit. Berisha i bëri thirrje këtij të fundit ta lërë këtë fushatë, të bëjë disa ditë pushim dhe të takohen më vonë përsëri, se gabime bëjnë të gjithë.

20 kandidatë do të jenë në garë për zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Nga 11 parti të regjistruara, vetëm 4 subjekte çojnë kandidatë. Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË KËTË SITUATË SIGURISHT QË..."/ Skënder Brataj tregon se kur do lirohen masat anti-Covid
Previous article FRIKA NGA RUSI-UKRAINË/ Serbia porosit sasi të mëdha ushqimi

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT