• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PARALAJMËROI TË MOS IMPORTONIN NAFTË RUSE/ Trump vendos tarifë shtesë 25% ndaj Indisë
Home
Nderkombetare

I PARALAJMËROI TË MOS IMPORTONIN NAFTË RUSE/ Trump vendos tarifë shtesë 25% ndaj Indisë

6 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që vendos tarifë shtesë prej 25% ndaj produkteve të importuara nga India, me arsyetimin se vendi ka importuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, naftë nga Rusia.

Kjo lëvizje përbën një “ndëshkim” të drejtpërdrejtë nga Trump ndaj Indisë për praktikat e saj tregtare dhe gjeopolitike, duke e çuar nivelin total të tarifave ndaj produkteve indiane në 50%.

Në arsyetimin e tij për këtë vendim, Trump deklaroi:

“Kam marrë informacione shtesë nga zyrtarë të lartë për veprimet e qeverisë së Federatës Ruse në lidhje me situatën në Ukrainë. Pas shqyrtimit të këtyre informacioneve, vlerësoj se gjendja e jashtëzakonshme kombëtare, e përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066, vijon të jetë në fuqi. Politikat dhe veprimet e qeverisë ruse mbeten një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.”

Trump shtoi më tej se, për t’iu përgjigjur kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, është e nevojshme të vendoset një tarifë shtesë mbi produktet e importuara nga India – për shkak të lidhjeve të saj të drejtpërdrejta apo të tërthorta me naftën ruse.

Ky vendim vjen në një moment kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta për shkak të luftës në Ukrainë dhe roli i vendeve të treta në furnizimin me burime energjetike nga Rusia është nën vëzhgim të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara. India, megjithatë, ka ruajtur një qëndrim të kujdesshëm në raport me sanksionet ndaj Rusisë dhe ka vazhduar bashkëpunimin energjetik me Moskën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI NIS NË SHTATOR/ Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë spektrin politik, për të vijuar partneritetin me Shqipërinë
Previous article 100 EURO PËR PENSIONISTËT/ Berisha: Rama u bleu votën me bonus

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT