• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I NXEHTI “PËRVËLUES” NË EVROPË/ Zjarret “tërbohen” në Greqi, ndërsa temperaturat rriten
Home
Nderkombetare

I NXEHTI “PËRVËLUES” NË EVROPË/ Zjarret “tërbohen” në Greqi, ndërsa temperaturat rriten

19 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një pjesë e madhe e Evropës Jugore vijon të “pushtohet” nga temperaturat rekord, ndërsa zjarret po shpërthejnë në të gjithë kontinentin. Të martën temperaturat arritën në 46,3 gradë Celsisus në Siçili, ndërsa ekuipazhet luftuan me zjarret në Greqi dhe në Alpet zvicerane.

Që nga dita e hënë, në Greqi kanë shpërthyer zjarre të shumta duke përfshirë dhe një vatër e cila çoi në evakuimin e 1 mijë e 200 fëmijëve nga një kamp veror. Zjarri më i rëndë në Greqi aktualisht është në rajonin Dervenochoria në veri të Athinës. Zjarret po ashtu po vijojnë të përhapen gjerësisht në Loutraki dhe në Kouvaras të Greqisë.

“Shqetësimi ynë kryesor është mbrojtja e jetës njerëzore,” tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yannis Artopios.

I nxehti përvëlues në Evropë/ Zjarret “tërbohen” në Greqi, ndërsa temperaturat rriten

Nga zjarret po vuan edhe Zvicra me një vatër të madhe në afërsi të fshatit Bitsch, për të cilin autoritetet thanë se nisi të hënën pasdite dhe u përhap me shpejtësi gjatë natës.

Një tjetër zjarr në ishullin spanjoll, La Palma që nisi të shtunën, ka shkatërruar 20 shtëpi. Por, temperaturat më të ftohta gjatë natës dhe nivelet më të larta të lagështisë së ajrit ndihmuan zjarrfikësit të fitonin betejën e tyre kundër zjarrit dhe ta vendosnin atë nën kontroll.

Alarmet e kuqe, që paralajmërojnë njerëzit për një rrezik shumë të lartë shëndetësor për shkak të vapës së fortë, mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të Italisë, Spanjës, Greqisë dhe një pjese të Ballkanit.

I nxehti përvëlues në Evropë/ Zjarret “tërbohen” në Greqi, ndërsa temperaturat rriten

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë u vendos në Gusht 2021 – 48.8 gradë Celsisus në rajonin e Palermos të Siçilisë.

Temperaturat ekstreme kanë përfshirë edhe pjesë të tjera të globit, përfshirë SHBA-në dhe Kinën.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) thotë se valët e të nxehtit do të bëhen më të rënda në vitet në vijim dhe se modelet ekstreme të motit nxjerrin në pah nevojën për më shumë veprime klimatike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME 5 SHQIPTARË TË VDEKUR NË GREQI/ Identifikohen kush janë viktimat
Previous article ZYRTARE/ Bayern Munchen “blindon” prapavijën, firmos me mbrojtësin kampion

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT