• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I NXEHTI EKSTREM NË SHBA/ Temperaturat shkojnë deri në 43.3 gradë
Home
Nderkombetare

I NXEHTI EKSTREM NË SHBA/ Temperaturat shkojnë deri në 43.3 gradë

20 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Një valë ekstreme të nxehti ka nisur të godasë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë me temperatura që pritet të mbërrijnë pikun gjate fundjavës.

Rreth 200 milionë persona pritet të preken prej saj në qytetet kryesore amerikan si New York, Washington e Boston në bregun lindor, ndërsa përvëlimi nuk do te kurseje as rajonet e Midwest-it. Në kryeqytetin e vendit, Washington DC, njerëzit kanë nisur të mbushin pishinat e për t’u freskuar, po pushtojnë edhe shatërvanët.

“Mendoj se po e ndiejnë të gjithë, sepse vapës së madhe i shtohet dhe lagështia në ajër, që e bën vërtet rraskapitëse. Nuk qëndron dot gjatë jashtë pa u ndier ekstremisht i lodhur. Duket sikur ky i nxehte t`i shteron te gjitha energjitë”, thotë Audrey Stewart.

“Ne jemi nga Alabama dhe andej jemi mësuar disi me të nxehtin, por kjo është vërtet e tepërt. Në çdo moment që na krijohet mundësia të hyjmë në ndonjë vend me kondicioner, e bëjmë sa për t’u freskuar pak që të ecim pastaj sërish nëpër rrugë, se më këtë vapë, është e pamundur ndryshe!”, tha Brittany Dinkins, vizitore nga Alabama.

Sinoptikanët thonë se në Uashington DC, termometri pritet të shënojë 43.3 gradë celsius. Sipas tyre, per një kohë të shkurtër, atje do të ndihet po aq e nxehtë sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë.

Paralajmërimet janë për një valë të nxehti “të shkurtër dhe përcëlluese”, ndërsa njerëzit janë këshilluar të pinë sa më shumë ujë e të shmangin aktivitet e forta fizike.

Sipas ekspertëve edhe automjetet nga brenda, mund të arrijnë temperatura vdekjeprurëse brenda pak minutash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË TRE VJETORIN E REFORMËS/ Vjen në Shqipëri “Poli i Drejtësisë” (VIDEO)
Previous article PËRBALLJA PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOL/ "Demat e Kuq" zyrtarizojnë orarin dhe stadiumin

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT