• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I NXEHTI AFRIKAN/ Sinoptikania: Temperatura gjatë javës deri në 43 gradë
Home
Sociale

I NXEHTI AFRIKAN/ Sinoptikania: Temperatura gjatë javës deri në 43 gradë

26 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë duke qenë se presim që sonte gjatë natës të kemi hyrje të masave ajrore me orgjinë afrikane.

Valët e të nxehtit afrikan do të përfshijnë një pjesë të mirë të Mesdheut duke bërë që epiqendra të jetë në Italinë Jugore dhe pikërisht në territorin shqiptar.

Parashikohet që temperaturat të pësojnë rritje nga dita në ditë duke kulmuar në mesin e javës ku dita e mërkurë dhe dita e enjte do të jenë dhe ditët më të nxehta të javës.

Pritet që termometri në disa zona të regjistrojë vlerën 43 gradë celsius. Sa i përket vijës bregdetare dhe të gjithë zonës së ulët, termometri do luhatet nga 39 deri në 40 apo 41 gradë.

Zonat malore më të nxehta pritet të shënohen kryesisht në zonat e verilindjes Kukësi, Hasi, Peshkopia ku termometri do të regjistrojë 40 gradë dhe diçka më freskët do të jetë zona e juglindjes ku temperaturat do të jenë në vlerën 36 apo 37 gradë.

Sa i përket reshjeve e gjithë java do të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura shumë të lartë.

Në Ultësirën Perëndimorë temperaturat do të luhaten nga 25 deri në 31 gradë. Parashikohet që masat ajrore me origjinë afrikane të jenë prezent në të gjithë Ballkanin.

Temperatura më të larta priten në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku në disa qytete do të kemi vlerën 41 apo 42 gradë.

Gjithashtu edhe Republika e Kosovës pritet të regjistrojë temperatura nga 40 në 41 gradë. Po ashtu pritet që e premtja dhe fundjava të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave ku nga vlera 41 apo 42 të shkojë në 37 apo 38 gradë. Edhe vendet e rajonit do të jenë kryesisht me mot të nxehtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FATI I PD"/ Baton Haxhiu: Kjo është beteja e parë që Basha duhet të bëj për të shkuar drejt fitores
Previous article "MË KA KËRCËNUAR DHE BULLIZUAR"/ Melinda Ademi rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT