Pamje të shumta po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet gjendja dramatike e pallateve dhe ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Edhe kjo video tregon situatën e një pallati në Durrës.
Në video shihet se gjithçka është shkatërruar brenda pallatit, muret janë rrëzuar e tullat kanë dalë nga vendi, duke vënë seriozisht në pikëpyetje cilësinë e ndërtimit.
Si ky pallat janë dhe shumica e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, si pasojë e neglizhencës së kompanive të ndërtimit dhe prirjes për të ulur kostot e për të rritur përfitimet.


