• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I NDËRPRENË FJALËN NË KUVENDIN E PD/ Flet pedagogu: Unë e kam problemin se Basha…
Home
Sociale

I NDËRPRENË FJALËN NË KUVENDIN E PD/ Flet pedagogu: Unë e kam problemin se Basha…

16 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pedagogu Rezart Prifti, fjalimi i të cilit u kthye hit në rrjet ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku nuk munguan kritikat për demokratët, ishte i ftuari i ditës në studion e lajmeve në Report Tv. Prifti komentoi edhe protestën e studentëve, si edhe gjendjen brenda Partisë Demokratike.

Prifti tha se organizimi i Kuvendit Kombëtar të PD mund të ishte më i mirë nga sa u realizua dje. Pedagogu theksoi se ka disa korniza brenda PD, të cilat janë “të tmerrshme”.

“Janë budallallëqe që unë nuk i kaloj kurrë nëpër mendje. Kuorumi është ështje e realizueshme. Nuk dua të humb kohë me këtë. Organizimi, unë mendoj se mund të kishte edhe më mirë. Kritikën e kisha për fjalimet, për qasjet që mund t’iu ofrohen njerëzve. Unë shpresoj se do gjejnë vend tek PD. PD s’është vetëm ëështje drejtimi, se është organizatë e madhe. Së pari, aty duhen njerëz, dhe njerëz jashtë asaj mendësie. Janë korniza të tmerrshme. Mu kujtua dje si në vitin 1998. Nuk ka simbole në përshëndetjen e partive europiane. Dikush duhet të mendonte që të përdorej për logo, por jo të përdorej si përdorimi i përshëndetjes së dy gishtave”, u shpreh Prifti.
I pyetur për largimet brenda PD, Prifti tha se problemi qëndron në faktin që ata që janë larguar nga PD, nuk e kanë kuptuar se kontributi i tyre vazhdon të jetë por ata duhet të largohen sepse ndryshon konteksti kohor.

“Unë e kam problemin se Basha nuk shkatërron gjë… unë deri tani s’kam qenë dakord me shumë gjëra. Sot që u bëra pjesë praktikisht, më kanë thirrur për të dhënë një kontribut. Kontributin e jep kur mendon ndryshe, jo kur mendon njësoj. S’ka për të qenë e thjeshtë. S’i di kontributet e atyre që larguan por janë emra nazelinjsh. Kanë të drejtë ata? Mesa kam vënë re, kanë të drejtë në shumë gjëra. Nuk bëhet puna me naze, s’kishin pse të largoheshin”, tha pedagogu.

Prifti tha se Bode e Topalli duhet të kuptonin se duhet të ishin larguar nga PD.

“Kështu më akuzuan, dje më thanë “këlysh i Erion Velisë”. Nuk verifikon njeri gjë, por mua s’më dëmton dot njeri. Zotërinjtë që përmendët ju, Topalli dhe Bode, ishin të aftë, duhet të kuptonin se erdhi koha për të ikur. Ky është fataliteti se është koha për të ikur, kohën e përcakton konteksti i vendit. Topalli s’kishte më ëfarë të artikulonte, ishte zero. Këta se njohin kontekstin se janë jashtë kontekstit. Flasin për projekte, si në pozitë dhe në opozitë. Topalli s’fitoi asnjë betejë. S’u sprovua dot. Nuk duhet të gjykojmë jashtë kontekstit”, tha pedagogu prifti.

Prifti komentoi edhe abuzimet në Universitetin e Tiranës. Pedagogu madje tha se për shkak të mungesës së investimeve kishte blerë kondicionerin e zyrës së tij me vlerë 300 euro. Prifti theksoi se duhet që studentët arrijnë të paktën plotësimin e disa prej kërkesave të tyre.

“Abuzimet? Se di unë bleva kondicionerin vetë 300 euro, megjithëse nuk e përdor atë zyrë. Pedagogët nuk kanë dalë të flasin para studentëve. Unë kam 4 vite që i ndaj me studentët këto probleme. Do jetë zhgënjimi i jetës së tyre nëse nuk arrijnë asnjë nga ato pika. Protesta e studentëve po sfumohet nga jashtë. Duhet që zotëria para se të hyjë në dialog me studentët, duhet që ato 8 pika, kur është në “craziest mood”, duhet që ministren që s’merr vesh, ore s’merr vesh fare, ta pyesë hajde këtu, për të gjitha”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RAPORTI I..."/ BSH: Viti 2018 konfirmoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar
Previous article ERMALI E NGACMON PËR "CLAYDEEN"/ Kejvina pranon publikisht lidhjen: Kush të tha ty...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT