• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I mungonte TRURI, MITRA e ORGANE të tjera/ Çfarë ndodhi me 16 vjeçaren shqiptare që…
Home
Breaking News

I mungonte TRURI, MITRA e ORGANE të tjera/ Çfarë ndodhi me 16 vjeçaren shqiptare që…

13 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Janinës ka vendosur që të çojë në burg një taksist grek i cili po shoqëronte me makinë Kostandina Anagnostin, 16 vjeçaren shqiptare që humbi jetën në vitin 2014, më 15 nëntor.
Ngjarja në fjalë ka risjellë dhe njëherë në memorje momentet e rënda të vdekjes misterioze të 16 vjeçares, e cila kishte ardhur në Shqipëri (Sarandë) për të kryer disa vizita tek mjeku dentist.

Në atë kohë asgjë s’ka ndodhur, por teksa e reja po kthehej drejt Janinës, ajo ka humbur ndjenjat në taksi e më tutje ka shkuar e vdekur në spital.

Ekspertiza mjeko- ligjore u krye në Shqipëri. Analizat nxorrën përfundimin se e reja kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe hetimet u pushuan. Por ka qenë babai i vajzës i cili nuk e ka pranuar këtë rezultat dhe ka vijuar që çështjen ta ndjekë në Greqi përmes një denoncimi e një tjetër autopsie.

Autopsia atje doli në të tjera rezultate. Mjeku grek tha se Kostandinës i ishin hequr organet vitale nga trupi, në një mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standarti të mjekësisë ligjore, duke lënë të kuptohet se trupi i të resë kishte ardhur pa organe në Greqi.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).

Nga ana tjetër, kjo ngjarje ka hedhur dyshime serioze në lidhje me të gjithë dosjen e vdekjes e gjyqit respektiv për 16 vjeçaren. Ende nuk është bërë publike nëse Gjykatës i janë paraqitur prova të reja, pasi ditët e fundit prokuroria e Janinës ka thërritur rreth 7 dëshmitarë për të dëgjuar versionet e tyre mbi çështjen. Po ajo që dihet me saktësi është se Gjykata tashmë ka vendosur që ta çojë në burg taksistin që solli të vdekur në Greqi adoleshenten shqiptare.

Rrefimi i babait të Kostandinës i dhene ne mars te ketij viti pas ekspertizes greke

Profesori Mateos Tsugkas, mjek ligjor në spitalin shtetëror të Janinës, kishte deklaruar se vajza kishte vdekur nga atak kardiak i shkaktuar nga humbje gjaku gjatë një ndërhyrjeje gjinekologjike.

Mjeku tjetër, Theodhor Vuiouklaki, ka dhënë detaje edhe më të frikshme. Babai i Konstandinës, tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin televiziv grek “Të vërteta me Zinën” në Star: “E takova dhe qëndrova duke folur për katër orë me mjekun Vuiouklaki. Më foli me fjalë të thjeshta. Më tregoi se me një thikë të zakonshme, e kanë çarë vajzën time, i kanë hequr mitrën dhe qafën e mitrës”.

Dhe kur e pyeta përse ‘qafa e mitrës?’, – vijon rrëfimin babai, – “ai më tha se do të kishte përfunduar në ulërimë dhe shtoi: Ata i hoqën të gjitha gjenitalet e saj në mënyrë që të mos zbulohej ndërhyrja dhe shkaku i vdekjes”. Babai citon mjekun të ketë shtuar se po ashtu vajzës i janë hequr pjesë të trurit dhe gjuhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Angela Martini shfaqet shumë provokuese nën "dritat e kuqe" (FOTO)
Previous article Mario Balotelli dëshmitar i Festivalit Antiracist në Pontida

F.autor

Postime të ngjashme

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT