• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MORËN 50 MIJË EURO SIPËRMARRËSES SË NJOHUR/ Arrestohet bashkëpunëtori i tretë i ‘supermashtruesit’
Home
Aktualitet
Kronikë

I MORËN 50 MIJË EURO SIPËRMARRËSES SË NJOHUR/ Arrestohet bashkëpunëtori i tretë i ‘supermashtruesit’

1 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës arrestoi sot (1 dhjetor 2023) bashkëpunëtorin e tretë të Florian Gjergjit në realizimin e skemës së përvetësimit të 50 mijë eurove përmes mashtrimit ndaj biznesmenes Vilma Nushi.

Në pranga ra Kristjan Lukaj, 29 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa pak ditë më parë u arrestuan Albert Gjini e Rudor Balla. Operacioni u kodua “Repeat”.

“Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit Albert Gjini dhe Rudor Balla (të arrestuar) dhe me shtetasin F GJ. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik” informoi Policia e Tiranës.
E ndërsa policia arriti të arrestojë edhe këtë herë bashkëpunëtorët, rrjetës i ka shpëtuar sërish i dyshuari si koka dhe organizatori i këtij mashtrimi, Florian Gjergji i cili mendohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.
Si ndodhi mashtrimi

Të arrestuarit, Albert Gjini dhe Rudor Balla dhe Kristjan Lukaj kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.

Ato i kanë thënë që paratë t’i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t’i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.

Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave. Pasi kanë kuptuar mashtrimin është bërë denoncimi në polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM 13 VITE NË GREQI PA LETRA"/ Flet shqiptari që aksidentoi për vdekje studenten greke
Previous article KRITKA KOSOVËS/ DASH: Jep dënime të ulëta për të akuzuarit për terrorizëm!

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike Aktualitet

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK Aktualitet

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite Aktualitet

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT