• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I MIRËKUPTOJ ANKESAT DHE SHARJET…”/ Rama jep tjetër LAJM: Nga e hëna plan për hapje graduale të rrugës së riatdhesimeve
Home
Politikë

“I MIRËKUPTOJ ANKESAT DHE SHARJET…”/ Rama jep tjetër LAJM: Nga e hëna plan për hapje graduale të rrugës së riatdhesimeve

10 April, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga dita e hënë do të publikohet plani për hapje graduale të rrugës së riatdhesimeve.

“Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në Shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor nën rregulla të forta sigurie!

Duke i mirëkuptuar të gjitha ankesat e madje edhe sharjet e fyerjet, për mbylljen e plotë të kufijve dhe me bindjen se edhe ata që nuk përmbahen fare në mallkimet që lëshojnë, e kuptojnë se masa ekstreme e ndalimit për t’u kthyer në këtë fazë, diktohet nga interesi jetik i mbrojtjes së shëndetit të popullit shqiptar, u lutem të gjithëve të bëjnë edhe pak durim

Luftrat nuk vijnë për të sjellë as gëzime, as qetësi, as ekonomi, po sjellin plagë, dhimbje, stërmundim dhe nëse sot nuk kemi qindra të vdekur, mijëra të plagosur nëpër spitale e një re të zezë mbi kokat tona, si shumë vende më të mëdha e më të zhvilluara se Shqipëria, kjo nuk ka

Ardhur nga qielli, po falë pikërisht masave të forta që kemi marrë dhe sakrificës së përditshme të secilit prej nesh!

Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, e nuk do ta humbim këtë luftë, sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa e kur këndojmë këngë për ta, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, SOT MË SHUMË SE KURRË, si njëAtdhe  njëFamilje”, shkruan Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO STËRVITET NË STADIUM/ Në Portugali shpërthejnë polemikat: Si të gjithë të tjerët (FOTO)
Previous article POLICI I KËRKOI LEJEN E DALJES, I KËRKUARI NXORRI ARMËN/ Si ndodhi ngjarja tek "Xhamlliku", PAMJE NGA VENDNGJARJA

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT