• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MËRZITUR/ Ylli Rakipi: Rama na tmerroi. Bën protagonist edhe në vdekje
Home
Aktualitet
Media

I MËRZITUR/ Ylli Rakipi: Rama na tmerroi. Bën protagonist edhe në vdekje

7 April, 2020 F.autor Aktualitet, Media

Gazetari Ylli Rakipi thotë se në kulmin e krizës së pandemisë, kryeministri Rama ka marrë rolin e protagonistit, në vend që të shqetësohet se si t’i ndihmojë qytetarët e mbyllur në shtëpi, shumë prej të cilëve përballen edhe me pamundësinë për t’u ushqyer.

Në një intervistë për emisionin “Në Fokus”, në TemA TV, Rakipi tha se karantinimi është masa e duhur, pasi shteti nuk ka kapacitetet për t’u përballur në mënyrë tjetër me përhapjen e virusit.

Por sipas tij, në një situatë të tillë, kur duhej të dëgjoheshin ekspertë dhe profesionistë të shumë fushave, kryeministri ka marrë rolin e protagonistit.

“Në këtë Big Brotherin ku është futur bota, por sidomos në këtë Big Brotherin tonë, shqiptarët kanë filluar të mërziten nga një njeri që ka marrë rolin e protagonistit, u del përpara, i tmerron. 

Vetëm që nuk ka një dru të madh në dorë dhe t’i marrë me radhë dhe t’u bjerë, t’u thyejë kokën e qafën. Siç thotë ai babai i shqiptarëve, por ky baba i tremb, i tmerron. 

Karantinimi është i drejtë se virusi është i panjohur dhe nuk e dimë çfarë sjell. Është një shtet copë-copë. Në raste të tilla, populli është një masë e madhe që ka nevojë për një besim të madh. 

Në këto raste duhet të funksionojnë institucionet dhe ekspertët. Të jenë në punë njerëzit e zanatit, flas këtu për mjekët, të gjithë ekspertët. 

Edi Rama thotë jemi në një luftë të madhe dhe në këtë luftë i ka marrë përsipër vetë. Përfytyroni sikur të kishim një luftë klasike dhe përfytyroni ta bënte këtë luftë NATO dhe të mos merrnin pjesë në të gjeneralët, por ta drejtonte Trump apo Merkel. Përfytyroni sa shpejt do të binte kjo ushtri”, tha ai.

Rakipi shtoi se mënyra sesi Rama po i përdor rrjetet sociale tregon pikërisht dëshirën e tij për protagonizëm edhe në ditët më të vështira për qytetarët.

“Edi Rama kërkon të bëjë protagonistin edhe kur vdekja sillet rreth nesh, në çastet kur shqiptarët janë në ditët më të vështira. Ky njeri sfilitet për të gjetur fraza të fetarëve duke i sjellë dhe duke i cituar dhe nga ngulmi i madh harron dhe merr edhe frazat e terroristëve. Ai duhet të mendojë se çfarë duhet t’u japë shqiptarëve në këtë situatë”, tha ai. /Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 1150 të vdekur në SHBA gjatë 24 orëve të fundit
Previous article “LOJTARËT DUHEN TESTUAR TË GJITHË PAS KTHIMIT, COVID-19 PREK ZEMRËN”/ Ish-përgatitësi i Kombëtares shqiptare lëshon alarmin

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT