Katër punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Korçë dhe një person tjetër që kryente rolin e sekserit kanë përfunduar në pranga për korrupsion.
Të arrestuarit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentacionin për pajisjen e qytetarëve me certifikata pronësie. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i Hipotekës, Leftjon Bardho, Ersild Gorari, çifti i bashkëshortëve Arsidesa Hysi dhe Erjon Arif si edhe Andrea Zallëmi. Këta persona janë ndaluar nga Policia e Korçës pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për caktimin e masës “arrest me burg”.
AlpeNews.al ju sjell fotot e të arrestuarve dje nga policia te ZRPP:
Leftjon Bardho– Ish-drejtori i Hipotekës
Arsidesa Hysi dhe Erjon Arif






