• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MASKUAR DHE NËN KËRCËNIMIN E THIKAVE/ 39-vjeçari tmerron një familje. I hyn në banesë dhe… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

I MASKUAR DHE NËN KËRCËNIMIN E THIKAVE/ 39-vjeçari tmerron një familje. I hyn në banesë dhe… (DETAJET)

12 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi hyri në një banesë dhe nën kërcënimin e dy thikave dhe i maskuar ka grabitur disa bizhuteri.

Sipas policisë, autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal për armëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Po ashtu policia thotë se në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca” u arrestuan shtetasit Tedi Neziri, Mirela Ferazini, Orges Ferazini dhe Anesti Ferazini.

Njoftimi i policise

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flagranca”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

I maskuar dhe nën kërcënimin e dy thikave, vodhi me dhunë disa bizhuteri në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal për armbëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari.

Gjatë operacionit, në një banesë tjetër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Vihen në pranga 3 poseduesit e saj.

Sekuestrohen dy mjete prerëse (thika), bizhuteri të vjedhura, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe motomjeti që përdorte autori i dyshuar, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– T. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

– M. F., 44 vjeçe, O. F., 24 vjeç dhe A. F., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi T. N. është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte disa bizhuteri, në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë vjedhjes, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, shtetasin B. B., 32 vjeç dhe kushëririn e tij, shtetasin O. M., 33 vjeç.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi T. N., gjatë muajve të fundit, ka vjedhur shuma parash, bizhuteri, makinë, pajisje elektrike dhe elektronike, në 10 banesa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Po në vijim të këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetases M. F., e cila kishte lidhje shoqërore me shtetasin T. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. F. dhe i dy djemve të saj, shtetasve O. F. dhe A. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI ISHTE TAKIMI I PARË ME VJEHRRËN?" Klea Huta tregon ndjesinë: Më pa si...
Previous article "VILA 760 MIJË EURO..."/ Zbardhen prapaskenat e përplasjes mes Edmond Spahos dhe Gazment Bardhit! Si nisi sherri në Kuvend

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT