• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I “LUTET” MERKEL/ Vuçiç: Na ndihmo që Kosova të heqë taksën
Home
Rajon

I “LUTET” MERKEL/ Vuçiç: Na ndihmo që Kosova të heqë taksën

8 June, 2019 k.autor Rajon

Serbia ka apeluar Gjermaninë që të ndërhyjë për heqjen e tarifave doganore rrënuese që fqinji i saj jugor po aplikon ndaj vendit.

Pas një bisede telefonike me kancelaren Angela Merkel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi të shtunën se masat maksimaliste të Prishtinës janë shkaku kryesor i ngërçit disamujor mes palëve.

Në shkëmbimin e gjatë dhe të cilësuar si miqësor mes dy shtetarëve, Vuçiç tha, megjithatë, se mbetet i përkushtuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Kompromisi do të siguronte stabilitet për rajonin dhe zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Por që ngërçi aktual të tejkalohet, Prishtina duhet të anulojë tarifat, në mënyrë që të mundësohet një qarkullim i lirë i prodhime serbe në Kosovë,”-tha Vuçiç.

Debatet për tarifat një ditë më parë dominuan edhe konferencën e përbashkët të organizuar me dy presidentët, Vuçiç dhe Hashim Thaçi.

Ndërkaq, pas kthimit nga Berlini, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten se qeveria mund ta shfuqizojë përkohësisht masën fiskale, por në këmbim kërkoi zotimin paraprak të Serbisë për njohjen e vendit brenda kufijve territorialë aktualë.

Kjo temë por edhe të tjera pritet të marrin përgjigje teksa afron samiti i 1 korrikut në Paris.

Në fundjavë, kryediplomati serb Ivica Daçiç paralajmëroi se takimi do të anulohet nëse pala kosovare nuk bën lëshime në lidhje tarifat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTOHET PROJEKTI I 100 LAGJEVE EDHE NË ZALL HERR/ Veliaj: Fshati Dritas do bëhet me shkollë të re
Previous article ISLANDË-SHQIPËRI/ Hysaj godet bukur drejt portës, Halldorsson bën mrekullinë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT