• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I KUFIZUAR”/ Trump kundër Macron për krijimin e një ushtrie europiane
Home
Nderkombetare

“I KUFIZUAR”/ Trump kundër Macron për krijimin e një ushtrie europiane

10 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan dhe homologu i tij francez diskutuan pikëpamjet e tyre të ndryshme lidhur me sigurinë evropiane sot ndërsa presidenti Trump kritikoi Macron-in nëpërmjet një postimi në Twitter, menjëherë sapo mbërriti dje në Francë.

Ndërsa filluan takimin e tyre në Pallatin Elysee, presidenti amerikan bëri thirrje përsëri për ndarjen e barrës së kostos për mbrojtjen e Evropës.

“Po merremi vesh nga këndvështrimi i drejtësisë dhe dua të jem i drejtë, ne duam ta ndihmojmë Evropën, por në mënyrë të drejtë. Tani për tani barra ka qenë kryesisht mbi supet e Shteteve të Bashkuara. Macron e kupton se angazhimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i kufizuar” tha presidenti Trump.

Emmanuel Macron u përgjigj se Evropa ka nevojë për një mbrojtje më të fortë dhe vetë-mbështetëse.

“Është e padrejtë që siguria evropiane të sigurohet sot vetëm nga Shtetet e Bashkuara dhe ne kemi nevojë për një ndarje shumë më të mirë të barrës. Prandaj besoj se ne kemi nevojë për më shumë kapacitete evropiane, më shumë mbrojtje evropiane për ta ndarë barrën. Kur presidentit Trump i duhet të mbrojë një nga shtetet amerikane, ai nuk i kërkon Francës, Gjermanisë apo një qeverie tjetër të Evropës për ta financuar atë”.

Të dy udhëheqësit, të paktën ndërsa gazetarët ishin në dhomë, iu shmangën kritikave të njëri-tjetrit.

Megjithatë, ndërsa avioni presidencial amerikan Air Force One u ul në aeroportin Orly të premten, Trump pati një mesazh për presidentin francez, duke e quajtur thirrjen e Macron-it për një ushtri evropiane “shumë fyese”.

Në një postim në Twitter, Trump sugjeroi që Evropa së pari duhet të paguajë “pjesën e saj të barrës” ndaj NATO-s para se të mendojë për një forcë mbarë-evropiane./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I MANCHESTERIT/ Guardiola-Mourinho, dueli i strategëve, rivalë të përbetuar
Previous article DEGJENERON SHERRI/ Të rinjtë nxjerrin KAÇAVIDAT. Njëri prej tyre... (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT