• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I KTHEHET BERISHËS DHE VASILIT/ Tritan Kalo: A jeni shqiptarë apo bukëshkalë, keni nder e burrni ju që nxirrni këto nga goja?
Home
Sociale

I KTHEHET BERISHËS DHE VASILIT/ Tritan Kalo: A jeni shqiptarë apo bukëshkalë, keni nder e burrni ju që nxirrni këto nga goja?

7 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur Tritan Kalo, që është në vijën e parë të frontit në betejën me Covid-19 në Shqipëri, ka reaguar ashpër sot në profilin e tij në rrjetet sociale, me një status kundër zërave (nga Berisha, tek Petrit Vasili) që thonë se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë është më i madh nga sa raportohet zyrtarisht.

Reagimi i Kalos

JETA kurdoherë do të Triumfojë mbi VDEKJEN….SARS-COV2/COVID-19 nuk është MILITANT apo DASHAMIRËS i asnjë Partie… Sars-Cov2/Covid-19 është një “shëndet-vrasës viral”, dhe dëmet që ai shkakton mbi shëndetin tonë NUKU kanë të bëjnë fare me POLITIKËN MJERANE, që duan të luajnë disa kokënxehtë te ne…IDIOTËSITË keqdashëse të një GRUSHTI të PANGOPURISH me PUSHT-SHTET e PASURI, të pa vënë me Punë e Djersë në këto 30 vite DEMON-KRACI, po turbullojnë jo pak mëndjet tona.….

Po trokas në dyert e vitit të 64 të jetës dhe atij të 39 të ushtrimit të profesionit më fisnik në Botë, të MJEKUT MANTELBARDHË, por që të lexoj nëpër gazeta, postime në rrjetet sociale, në komente të ndryshme apo të dëgjoj në dalje televizive, se DUHET të kemi më shumë te vdekur nga COVID-19 se sa ato që raportohen, KËTË gjë as INJORANTI apo ZEMËRZIU më anti-shqiptar NUKU mundet ta imagjinojë….JENI vallë SHQIPTARË apo BUKËSHKALË???….

TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë….AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë…..A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona???….MIQ e DASHAMIRËS…..Ju rikujtoj se SAPO hyn në Pavjonin e parë të COVID-19, në krahun e djathtë të tij gjindet dera ku shkruhet: “Dr. T. KALO”…

JAM aty kurdoherë së bashku me EKIPIN e papërtuar të Mjekëve, Infermjerëve, Farmacisteve, Sanitareve, Imazheristëve, Administratoreve, Barrelmbajtësve, Shoferëve, Koordinatoreve, Dezinfektuesve, Punonjësve të Shërbimit e të Mirmbajtjes, Punonjësve të Rendit, etj., që të VIGJËLOJMË për shendetin tuaj, t’ju ndihmojmë të fitoni përpjekjet tuaja ndaj “SFIDËS COVID-19”, si dhe të KTHEHENI sa më shpejt të shëruar në gjirin e familjeve tuaja, që aq shumë ju i mungoni por që edhe ju vetë ata ju mungojnë përgjatë hospitalizimit te ne…BASHKËKOMBAS…Ju duam dhe ju respektojmë shumë…

DËGJONI këshillat tona si profesionistë humanë, dhe VIJONI PËRKUJDESJEN ndaj vetes suaj, VIJONI e repektoni rregullat e higjenës e të distancimit fizik, sepse SË BASHKU ME DURIM e PËRPJEKJE do ja dalim mbanë kësaj sfide, ndaj një virusi shumë tinzar, shumë infektues dhe jo pak jetëmarës, POR jo të pamposhtshëm….SHQIPËRIA ka kurdoherë nevojë për gjithësecilin prej jush!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI FORCË POLITIKE QË I KA QËNDRUAR AFËR INSTITUCIONEVE"/ Spiropali: Do të qeverisim me përgjegjësi dhe në mandatin e tretë
Previous article GJENDET I VRARË NË BANESËN E TIJ MILARDIERI RUS/ Autorët i lënë pistoletën pranë trupit dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT