• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJENDET I VRARË NË BANESËN E TIJ MILARDIERI RUS/ Autorët i lënë pistoletën pranë trupit dhe…
Home
Nderkombetare

GJENDET I VRARË NË BANESËN E TIJ MILARDIERI RUS/ Autorët i lënë pistoletën pranë trupit dhe…

7 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një miliarder rus, zotërues i një korporate botërore të qymyrit, është gjetur i vrarë me armë në shtëpinë e tij, me një pistoletë pranë trupit.

Trupi i Dmitry Bosov, 52 vjeç, u zbulua nga e shoqja Katerina në palestrën e tij private të mbyllur me çelës, në atë që duket si një vetëvrasje në vilën e tij në Moskë.

Bosov dhe gruaja e tij stiliste Katerina paguan vitin e kaluar $30 milionë për një shtëpi në Beverly Hills, SHBA, pas raportimeve se po pësonin sulme të dyshimta ndaj biznesit në Rusi.

Vajza e tyre dy-vjeçare Bella Alexa, është një ‘yll’i mediave sociale me rreth 354,000 ndjekës. Ajo ka një përshkrim në biografinë e saj si “Fëmijë i pasur i Beverly Hills”.

Fotot e tregojnë vogëlushen me familjen që bredh nëpër botë me avion privat dhe me rroba të kushtueshme.

Bosov – një nga 86 më të pasurit në Rusi, raportohet se ka qenë përfshirë dhe në tregtinë e marijuanës së ligjshme në SHBA. Ai kishte vdekur nga një plumb në kokë.

Një pistoletë Glock u gjet pranë trupit të tij në vilën në fshatin rezidencial Usovo, pranë Moskës.

Agjencia ruse RBC tha se dy të njohur të Bosov pranonin se ai kishte vrarë veten.
Asnjë letër vetëvrasjeje nuk është gjetur.

Bosov – me pasuri $1.1 miliardë – drejtonte korporatën Alltek që kontrollon prodhimin e qymyrit në zonën Anthracite në Siberi.

Kompania Siberia Anthracite tha se babai i pesë fëmijëve Bosov “vdiq tragjikisht”, ndersa e quante “biznesmen i shquar” e “inovator i guximshëm”.

Burimet thonin se ai nuk i përgjigjej telefonatave prej 5 majit. Gruaja e tij duhej të thyente derën e palestrës me nje roje, për ta gjetur të vdekur.
Bosov ishte një figurë në kampionatin rus të veteranëve të hokeit, të sponsorizuar dhe nga presidenti Putin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KTHEHET BERISHËS DHE VASILIT/ Tritan Kalo: A jeni shqiptarë apo bukëshkalë, keni nder e burrni ju që nxirrni këto nga goja?
Previous article "NJË HIPOTEZË QË DUHET..."/ Epidemiologu: COVID-19 po humbet fuqinë për shkak të efektit të izolimit

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT