• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I KEMI DËMTUAR”/ Kryemadhi: Ky buxhet shkatërron sektorin e bujqësisë, iu bëj thirrje fermerëve që…
Home
Politikë

“I KEMI DËMTUAR”/ Kryemadhi: Ky buxhet shkatërron sektorin e bujqësisë, iu bëj thirrje fermerëve që…

15 November, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se buxheti që pritet të miratohet sot në një seancë maratonë në Kuvend, shkatërron sektorin më të rëndësishëm, siç është bujqësia.

Nga foltorja e Kuvendit Kryemadhi tha se buxheti i akorduar për këtë sektor është shumë pak, krahasuar me nevojat që kanë fermerët.

Teksa theksoi se një pjesë e fajit i takon politikës, Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë të unifikuar.

“Buxheti i viti 2022 prek në mënyrë direkte prodhuesit shqiptarë.
Paketa e re fiskale e paraqitur sot për miratim është goditja e tretë fatale që I vjen sot qytetarëve pas tërmetit të vitit 2019 dhe më pas pandemisë. Sot duhet të kishim të paktën një paketë që do përkrahtë drejtpërdrejtë prodhuesit dhe fermerët për kategorinë më të madhe që jetojnë shqiptarët me mijëra të punësuar ne sektorin e bujqësisë, jo vetëm të bujqësisë por dhe të prodhimit.
Do ta filloj me rritjen e çmimit me 6 lekë për litër të gazit për industrinë prodhuese. Sot, një fabrikë ka nevojë për 10 mijë litra gaz në ditë dhe në qoftë se do të bënim një llogari të thjeshtë kostot e këtij biznesi do të shtohen me 15.000 euro në muaj ose 180.000 euro në vit. Po t’i shtojmë dhe kostot e transportit e gjitha bashkë edhe me rritjen e çmimit të energjisë bizneseve tona i mbeten dy rrugë. E para, të ulin prodhimin duke ulur njëkohësisht dhe numrin e punëtorëve. Dhe e dyta, të mbyllin aktivitetin sepse e para nuk përballojnë dot me kostot dhe produktet e tyre humbasin konkurrueshmërinë në tregjet e huaja por dhe në atë vendas. Kjo taksë do e bëjë produktin ‘Made in Albania’ më pak të konkurrueshëm. Sot në vendet fqinje situata është ndryshe. Parashikohen investime për prodhuesit dhe 70 mln euro për bujqësinë. Ne nuk i afrohemi as shifrave neto. Kjo është e vërteta e suportrit që kjo qeveri po i ofron fermerëve për të hapur ‘Open Balkan’…Dua t’ju bëj thirrje fermerëve, që vërtetë qeveria harron të merret me ta, me rëndësi është unifikimi i tyre. Ne e kemi përgatitur me duart tona. Është e mirë që moralisht të pranojmë atë që është e vërteta, është se ne i kemi dëmtuar, por të punojmë për ta. Ky është një buxhet i cili i përket një kohe shumë të varfër, edhe të viteve më parë. Është buxhet që shkatërron sektorin më të rëndësishëm ku 52% e shqiptarëve jetojnë me sektorin e bujqësisë.”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI ME 2 VIKTIMA NË ASTIR/ Policia kontrollon shtëpinë e Elvis Gacaj. Bashkëshortja: Ka ikur për peshkim...
Previous article EMRI/ Lirohet nga detyra drejtori i SHKKB, kush e zëvendëson

F.autor

Postime të ngjashme

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT