Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjykatësit dhe prokurorët që nuk justifikojnë pasurinë në SPAK duhet të shkojnë në burg. Sipas tij, gjykatësit dhe prokurorët që nuk e justifikuan në Vetting dhe nuk do ta justifikojnë as në SPAK duhet të shkojnë në burg pasi sipas tij, ata i kanë “bërë nënën drejtësisë”
“Duhet të shkojnë bë burg gjykatësit dhe prokurorët që nuk justifikojnë pasurinë. Është shumë e thjeshtë, SPAK-u duhet t’u japë një mundësi, atë që nuk e justifikuan dot te Vettingu të shkojnë ta justifikojnë te SPAK-u. Nëse nuk e justifikojnë pasurinë duhet të shkojnë në burg. Ata që i kanë bërë nënën drejtësisë në Shqipëri për dekada të tëra dhe që kanë këputur në kryq shqiptarët e zakonshëm me atë çekiçin e tyre dhe që kanë qenë në një marrëdhënie mëkati permanent, qoftë me këtë që është përballë këtu, qoftë me qoftë me atë tjetrin që vjen vërdallë andej, qoftë me atë tjetrin që nuk e di ku ka humbuar, por nuk jam i shqetësuar më sepse mori atë që meritonte edhe ai, kështu që të flejë gjumë rehat tani”, u shpreh Rama në konferencën me gazetarët pas Kongresit të Partisë Socialiste.


