• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I JEPET LAMTUMIRA EFEKTIVIT TË RRUGORES/ U shua krejt papritur, djalë i vetëm dhe koleg i paharruar
Home
Aktualitet
Kronikë

I JEPET LAMTUMIRA EFEKTIVIT TË RRUGORES/ U shua krejt papritur, djalë i vetëm dhe koleg i paharruar

9 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Mariglen Mestani nuk ishte si të gjithë të rinjtë e brezit të tij në polici. Ishte i veçantë. I vlerësuar si një nga punonjësit më të mirë jo vetëm nga drejtuesit e tij, por edhe kolegët, që në rrëfimet e tyre për Shqiptarja.com e kujtojnë vetëm të buzëqeshur, mjaft gazmorë dhe korrekt në punë.

“Ishte njeri i mirë”, – dëgjojmë të thuhet shpesh pas vdekjes. Por për Mariglenin, efektivin e Rrugores në Tiranë që u shua krejt papritur në moshën 27-vjeçare, fjalët mungojnë. Kolegët dhe drejtuesit e tij, ende nuk e besojnë se Mariglen Mestani nuk është më mes tyre. I riu me origjinë nga Erseka që prej 6 vitesh punonte në Policinë Rrugore ndërroi jetë dy ditë më parë nga meningjiti akut. Marigleni luftoi për orë të tëra me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni bakterial.

27-vjeçari ishte djalë i vetëm, dhe në sytë e prindërve të tij dhe motrës, lotët thuajse kishin shteruar në pamundësi për të përballuar dhimbjen e madhe që i la pas humbja e të dashurit të tyre. Mariglenit iu dha lamtumira e fundit ditën e djeshme në orën 13:30 në Ersekë, në vendin e tij të lindjes, ku jetojnë prindërit e tij.

Margileni jetonte në Tiranë në shtëpinë e të afërmve të tij në zonën e Astirit. Tre ditë më parë ai kishte marrë leje në punë, pasi nuk ndihej mirë. Ishte larguar rreth orarit të drekës dhe kishte shkuar në shtëpi. Por nga një temperaturë në dukje e zakonshme, gjëndja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe rreth orës 05:00 të mëngjesit, të afërmit e dërguan me urgjencë në spital. Pas shumë orëve, me shpresën se gjendja e tij do të përmirësohej, rreth orës nëntë të darkës, Marigleni ndërroi jetë nga temperatura e lartë…duke lënë pas dhimbjen e madhe jo vetëm për prindërit, motrën, të afërmit, kolegët, por edhe tek të gjithë ata që të paktën një herë kishin rastisur të bënin një bisedë me të.

…Nuk ishte si të gjithë të rinjtë e brezit të tij në polici. Ishte i veçantë. I vlerësuar si një nga punonjësit më të mirë jo vetëm nga drejtuesit e tij, por edhe kolegët, që në rrëfimet e tyre për Shqiptarja.com e kujtojnë vetëm të buzëqeshur, mjaft gazmorë dhe korrekt në punë. Ishte një ngjarje të cilën ende nuk mund ta besojmë se ka ndodhur. “Marigleni bënte shumë shaka, ishte i dashur me kolegët. Nuk ke ku i vë diçka, sepse kishte gjithçka perfekte”, shprehen disa nga kolegët për Shqiptarja.com.

Në ceremoninë e lamtumirës në Ersekë ishin drejtues të Policisë Rrugore të Tiranës dhe 40 kolegë të të riut që u shua në moshë të re.

Mariglenin e shihje në rrugët e Tiranës në ditë me diell e shi, të ftohtë e ngrica, teksa shërbente me përkushtim për të lehtësuar sadopak trafikun e rënduar në kryeqytet.

Miq të shumtë të tij kanë ndarë postime mjaft prekëse në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të 27-vjeçarit, duke shprehur vlerësimin për punën e tij, e duke veçuar karakterin e tij gazmor. E pikërisht buzëqeshja e tij është në këto momente ngushëllimi më i mirë për të gjithë që do ta ndjejnë mungesën e tij.

U prehsh në paqe!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER SYNON PËRFORCIME/ Presidenti Zhang jep OK e tij për blerjen e parë të dimrit
Previous article EKZEKUTIMI I KASTRIOT REÇIT/ Zbardhen detajet e renda: Vrasësi i maskuar si femër po hante kikirika...

k.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT