• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I JAP DORËN, E KAM VËLLA”/ Deklarata e rrallë e Bardhylit për burrin e parë të gruas…sherri banal që… (VIDEO)
Home
Aktualitet

“I JAP DORËN, E KAM VËLLA”/ Deklarata e rrallë e Bardhylit për burrin e parë të gruas…sherri banal që… (VIDEO)

29 October, 2019 k.autor Aktualitet

Në puntatën e sotme të emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, Bardhyl Xhafa ka denoncuar largimin nga shtëpia të bashkëjetueses së tij,48-vjeçare Kozeta Duraj.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 21 tetorit, ku pas një debati në çift, se përse jo kishte shkuar në një dasmë pa lejen e tij, Kozeta ka marrë valixhen dhe dhe djalin me të cilin kishte me bashkëshortin e parë, me të cilin nuk ishte divorcuar me dokumente dhe është larguar nga shtëpia. Bardhysli dyshon se Kozeta është rikthyer me ish-bashkëshortin e saj, Z.Arjan Durja, me të cilin ka dhe ka 5 fëmijë. Para se t’i drejtohej redaksisë së emisionit “pa gjurmë”, ai ka bërë vetë kërkim gjatë kësaj jave, ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortit të parë, por ajo i ka pasur dritat fikur dhe dera e jashtme është e mbyllur me zinxhir. I gjendur në rrethana të tilla, Bardhyli kërkon thjesht të dijë se ku ndodhet Kozeta, kjo edhe për shkak se ajo kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.

Në studiion e Report TV, ai tha se nuk mërzitet nëse Kozeta është rikthyer me bashkëshortin e saj të parë, madje tha se do ia jepte dorën nëse e konfirmonte një gjë të tillë, thjesht i mjafton të dijë se ajo është mirë, për shkak edhe të problemeve të shëndetit mendor.

“Ka qenë ora 11: 00 e natës dhe shkoi në një dasmë aty afër lagjes, unë i thashë “pse dole pa leje”, bëmë disa debate dhe kishte dhe djalin me burrin e parë dhe i tha djalit të tij, Fabian e ka emrin dhe i tha çohu mami të ikim. Kërkoj ku është, inshAllah është mirë. Kam shëtitur të gjithë Tiranën dhe kjo dilte disa herë dhe mblidhte bidona. Kemi kaluar aq bukur sa s’ka kaluar njeri. Kam shkuar në polici. “Mami ndodhet te babi”, më tha djali. Ka probleme me shëndetin mendor. Bashkëshorti i parë i ka të fikura dritat, e ka lidhur me zinxhir derën. Të më thotë vetëm “mos u bëj merak”. Do t’i jap dorën, e kam vëlla, ta di se është mirë”, u shpreh Bardhyli në studion e Report Tv.

Informacioni i fundit në studio, nga një zonjë, tha se e ka parë Kozetën në orën 12:00 te Farmacia “10”. Ajo tha se Kozeta ishte e vetme me një valixhe të madhe të zezë në dorë duke u endur e vetme në rrugë. Kjo ka bërë që Bardhyli të shpërthejë në lot në studio, pasi tha se është i shqetësuar për shëndetin e saj pasi këtë një javë nuk ka pirë ilaçet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPERTËT E THONË/ Seks në mëngjes apo në mbrëmje?
Previous article HALOWEEN-I KËTË VIT SJELL MËRKURIN NË PRAPAVIJË/ Si do ndikojë në shenjën tuaj?

k.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT