Politikani serb, Cedomir Jovanoviç, për të cilin mediet raportuan se është infektuar me Covid, mësohet se ka dalë nga vetja dhe ka ushtruar dhunë ndaj pronarit të një klinike private për terapi fizike.
Mediet serbe raportojnë se ai e ka rrahur pronarin e klinikës me raketë tenisi, duke e goditur në kokë dhe trup, dje rreth orës 17:00 në Beogradin e Ri, para Klinikës për terapi Fizike në pronësi të D.I, 41 vjeç.
“Politikani Çedomir Jovanoviç ka dalë nga një makinë e me ngjyrë të zezë dhe më ka sulmuar me raketë tenisi”, ka thënë pronari i klinikës në dëshminë e tij.



