• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Vaksina potenciale e zhvilluar nga shkencëtari turk do të fillojë të testohet në Kinë
Home
Jetë

COVID-19/ Vaksina potenciale e zhvilluar nga shkencëtari turk do të fillojë të testohet në Kinë

19 July, 2020 s.autor Jetë

Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit të ri (COVID-19), e zhvilluar nga firma e bioteknologjisë BioNTech në Gjermani, e bashkëthemeluar nga shkencëtari turk Prof. Dr. Uğur Şahin, pas Gjermanisë dhe SHBA-së, do të fillojë të testohet edhe te njerëzit në Kinë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas një lajmi në faqen e internetit “Clinical Trials Arena”, kompania farmaceutike Fosun Pharma, me seli në Shanghai, ka marrë miratimin nga Administrata Kombëtare Kineze e Produkteve Mjekësore (NMPA) për provat klinike të fazës së parë të vaksinës në zhvillim e sipër “BNT162b1”.

Kompania, e cila ka marrë licencën për zhvillimin dhe prodhimin serik të vaksinës në Kinë, synon të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimit klinik në fund të këtij muaji, me më shumë se 30 mijë persona që do të testohen.

Vaksina e bazuar në Acidin Ribonukleik (MRNA) përmban një përbërës mbrojtës që synon krijimin e imunitetit ndaj COVID-19 tek njerëzit e moshës 18 vjeç dhe më të vjetër.

Vaksina potenciale tashmë është testuar te njerëzit në Gjermani dhe SHBA. Në provat e fazës së parë të kryera me një numër të vogël njerëzish, u raportua se vaksina ishte e sigurt dhe arriti të krijojë imunitet te të testuarit.

Kompania BioNTech, e themeluar në vitin 2008 në Mainz të Gjermanisë, punon për të zhvilluar ilaçe për disa sëmundje, përfshirë kancerin. BioNTech ofroi aksionet e saj për publikun e gjerë në bursën Nasdaq në SHBA në tetor të vitit 2019 dhe tuboi një investim prej 150 milionë dollarësh.

Kompania ka bërë marrëveshje partneriteti me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer dhe atë kinez Fosun Pharma për të zhvilluar dhe prodhuar vaksinë kundër COVID-19.

Provat klinike realizohen në 3 faza

Që një vaksinë të përdoret gjerësisht, duhet të testohet tek njerëzit në tri faza.

Në fazën e parë të provave klinike, hetohet nëse vaksina është e sigurt dhe ka efekte anësore të mundshme në një numër të vogël të subjekteve të shëndetshëm vullnetarë.

Në fazën e dytë testohet efektiviteti i vaksinës, besueshmëria e së cilës tashmë është konfirmuar në fazën e mëparshme, në më shumë se 100 subjekte.

Në fazën e tretë dhe të fundit, i njëjti proces përsëritet me disa mijëra subjekte. I gjithë ky proces mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.

Ndryshe, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 23 vaksina në zhvillim e sipër kundër COVID-19 janë në fazën e zhvillimit para-klinik dhe 140 të tjera janë në fazën e testimit klinik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA PAS KORONAVIRUSIT/ Përgatituni për pasojat, asgjë nuk do të jetë më si më parë
Previous article I INFEKTUAR ME COVID/ Politikanit serb i luan ‘tepeleku’, rreh keq me raketën e tenisit pronarin e një klinike private

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë Jetë

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë Jetë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT