• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I HOQËN PRANGAT NË SALLËN E GJYQIT/ Prokuroria apelon vendimin për Florenc Çapjan, kërkon ta kthejë në burg
Home
Aktualitet
Kronikë

I HOQËN PRANGAT NË SALLËN E GJYQIT/ Prokuroria apelon vendimin për Florenc Çapjan, kërkon ta kthejë në burg

6 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Apelohet vendimi i pushimit të dosjes penale kundër Florenc Çapja, i akuzuar nga prokuroria për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të ish-policit të rrugores Fadil Mema.

Vendimi i apelimit është depozituar dy ditë më parë nga Prokuroria e Elbasanit në gjykatën e Apelit Durrës, ku prokuroria ka kërkuar që dosja kundër Florenc Çapja, të kalojë për gjykim në themel dhe jo të pushohej, siç vendosi gjyqtari Tomor Kullolli. Apelimin e këtij vendimi e paralajmëroi dhe Policia e Shtetit, e cila në një reagim për shtyp pohoi se ishte e zhgënjyer për këtë vendim të tillë. Në 20 nëntor 2019 gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli vendosi të pushojë dosjen penale kundër të pandehur Çapja. Kjo është hera e tretë që Florec Çapja i shpëton drejtësisë shqiptare për këtë ngjarje, pasi gjykatësi Kullolli, ka argumentuar se kjo çështje nuk ka provat e mjaftueshme për të hyrë në proces gjykimi.

Vendimi është marrë në seancë paraprake të gjykimit, aty ku Prokuroria e Elbasanit kërkonte që Gjykata të miratonte kërkesën për gjykim dhe të kalonte dosjen për gjykim. Por e kundërta ka ndodhur, pasi gjyqtari Kullolli ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Florenc Çapjas, duke vendosur pushimin e çështjes për shkak se disa herë kjo dosje ishte hetuar dhe në fund ishte pezulluar. Ky rast pushimi të akuzave dhe lirimit të personit të arrestuar nuk shpëtoi pa komentuar tërthorazi dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në 25 nëntor 2019 gjatë një prezantimi të platformës KÇK, pohoi se:”…vetëm përpara pak ditësh, një nga eksponentët kryesor të krim të organizuar ishte në sallën e gjyqit.

Policia e Shtetit, sëbashku me Prokurorinë dhe Gjykatën në këtë rast, kishin marrë në mbrojte një familje të një të penduari. Pra, kishte një të penduar që kishte rënë dakord që të bashkëpunonte me shtetin për procesin e këtij krimineli dhe nuk është e lehtë, është një proces i gjatë. E gjithë familja e tij ishte vënë në mbrojte dhe shteti ishte angazhuar të mbronte këtë familje, që ky person i penduar të ishte në krahun e shtetit për të çuar procesin deri në fund. Që në seancën e parë, ajo që ndodh është se gjykatësi e liron në sallë kriminelin. Hyn me pranga dhe del me duar në xhepa…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Rama: Kush ndërton shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 mln lekë në dorë
Previous article TËRMETI TRAGJIK/ Bledi Çuçi: Të hetohet deri në fund, çdo përgjegjës duhet të ndëshkohet!

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT