• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I HODHI BENZINË ZJARRIT”/ Spiropali: Meta e shkeli Kushtetutën, do vazhdojmë me procesin e shkarkimit…
Home
Politikë

“I HODHI BENZINË ZJARRIT”/ Spiropali: Meta e shkeli Kushtetutën, do vazhdojmë me procesin e shkarkimit…

30 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për raportin e Komisionit të Venecias, i cili vinte në dukje se presidenti i vendit ka shkelur Kushtetutën. Spiropali deklaroi se vetë Meta e di se e ka shkelur Kushtetutën.“Që e shkeli, e shkeli. E di besoj dhe vetë presidenti. Shkelja siç thuhet edhe Komisionin e Venecias është bërë për arsye politike. Ishte për të ndihmuar PD dhe LSI për të shkatërruar rendin ligjor. Meta mori kompetenca që as që i kishte. Është shumë e rëndë. Që nga janari i këtij viti, PD dhe LSI kanë qenë në sulm frontal për të prishur sistemin, kanë dalë nga parlamenti, kanë bojkotuar zgjedhjet, në një përpjeke të dëshpëruar për të hedhur në erë sistemin. Presidenti i Republikës i hodhi benzinë zjarrit, duke anuluar zgjedhjet. Presidenti i Republikës e bëri këtë sigurisht me qëllim. Në këtë kontekst ne mund ta gjykojmë”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali shtoi se do të vazhdohet procedura deri në fund për shkarkimin e Metës si president të Republikës.

“Ne prandaj e pyetëm Komisionin e Venecias, që ta dëgjojmë. Presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Komisioni i Venecias nuk është një organ politik. Komisioni i Venecias thotë që shkarkimi është një vendim sovran që i takon parlamentit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Nuk jemi aty për të shkarkuar presidentin, por Meta ka humbur çdo besueshmëri për të qenë kreu i shtetit. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe ka tejkaluar kompetencat e tij. Presidenti ka bërë gjë të paprecedent, ka shpikur institucion. E ka bërë në një moment kur Shqipëria ishte në një pozicion të disfavorshëm për Shqipërinë. Patjetër ne do të vazhdojmë me Komisionin Hetimor për të dërguar deri në fund këtë proces ligjor. Ne nuk po bëjmë gjyq popullor, por një proces të duhur ligjor.  Ne vazhdimisht provokohemi.  Deklaratat e presidentit Meta dhe zëdhënësit janë jashtë çdo lloj normaliteti”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Arsenal. Rezultati 1-0
Previous article PAS 6 SEZONESH SI LOJTAR I PSG U-19/ Mesfushori Thiago Motta zbulon: Ky është obketivi për të ardhmen

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT