Emisioni “BOOM” udhëtoi drejt Korçës për sjellë denoncimin e familjes Shkira. Andoneta Shkira akuzon ZVRPP Korçë se i ka hequr 15 metra katrorë nga shtëpia në planin e ri të rilevimit.
Andoneta Shkira: Kam nje shtepi mbi 100 vjeçare me te gjithe dokumentacionin perkates. Ankohem pasi ne kompjuter, ne regjistrin dixhital, kam 15 metra katrorë me pak. Kujt ia kane dhene, te gjithen e bejne specialistet. I pyeta se çfarë dokumenti me mungon, me thane per nje pagese per 15 metra2, bera pagesen, bera kerkesen. Nuk me erdhi pergjigje. Pas 3 muajsh iu thashe qe do sjell televizorin dhe mora nje pergjigje por pa zgjidhje. Une po jetoj me qira ne Tirane pasi kjo shtepia po me bie dhe dua te drejten time.
BOOM kontaktoi me regjistruesin e ZVRPP Korçë dhe komunikimi është ky me poshte, ku na kërkohet kërkesë me shkrim.
Regjistruesi ZVRPP Korçë: Përshëndetje! Për rastin e Kostandin Shkirës, ka përgjigje zotëria ku ka bërë aplikimin, i është kthyer përgjigja nga Zyra dhe i është kërkuar të bëjë planin e rilevimit në bazë të nenit 30 të ligjit 30/2012 të pasurive të paluajtshme për të korrigjuar hartën, kërkes që ky se ka plotësuar.
Gazetarja: Jo, ai e ka depozituar planin e rilevimit. Pse duhet të marri një plan rilevimi të ri kur i ka dalë certifikata që në 2004-ën?
Regjistruesi: Ma bëj kërkesën me shkrim dhe të të kthej përgigjë.Ma bëj rastin e Kostandin Shkirës, ma bëj kërkesën me shkrim, ta jap dhe ai e ka një përgjigjë nga Zyra. Ma bëj si kërkesë, drejtuar nga Emisiomi Boom dhe të të kthej përgjgjë unë pastaj zyrtarisht.
Gazetarja: Drejtor, ideja është që për sa kohë që ti ke një kartelë të pasurisë së paluajtshme të vitit 2011 dhe ke një certifikatë pronësie të lëshuar që në 2004-ën me 85 metra katrorë dhe 62.6 metra ndërtim, ça plani rilevimi do?
Regjistruesi: Tani, të lutem, unë mund të rri dhe të ta sqaroj tani, por ma bëj kërkesën me shkrim dhe të ta kthej përgjigjen zyrtarisht.
Gazetarja: Po ideja është që, kjo është ajo që nuk i është shpjeguar zotërisë dhe kjo është arsyeja pse është drejtuar tek ne.
Regjistruesi: Zotëria mund të vijë ditën e hënë në zyrë, ta pres unë edhe ta sqaroj. Që t’i bëhet korrigjimi i hartës duhet që zoteria të paraqesi një dokument ligjor që i është kërkuar nga Zyra, të pozicionohen dhe pasuritë e tjera, se ka procedurë për korrigjimin e hartës.Ka procedura, po ta them dhe nenin që është neni 30.
Gazetarja: Nga kush është bërë gabimi në hartë?
Regjistruesi: Regjistrimin e saj e ka bërë kompania.Tani, të lutem ma bëj kërkesën me shkrim që dhe unë të kem mundësi të të përgjigjem.
Vijon sërish komunikimi me regjistruesin i cili nuk i pret zotin dhe zonjen Shkira pasi jane me kamera sipas tij.
Gazetarja: Drejtor! Më fal, unë jam me zotin Shkira dhe zonjën e tij këtu. E kanë të pamundur të vijnë të hënën sepse do kthehen në Tiranë se janë të sëmurë. Ata i qëndrojnë faktit që kemi dorëzuar planin e rilevimit të vitit 2004
Regjistruesi: Tani, dëgjo.E kanë të pamundur të vijnë ditën e hënë, te vijnë ditë tjetër.
Gazetarja: Sot kanë të mundur se do kthehen në Tiranë. Janë këtu te porta.
Regjistruesi: Dakord! Në rregull.E marr vesh që janë të porta.
Gazetarja: Nuk mund të penalizohen këta të dy kur planin e rilevimit e kanë dorëzuar dhe është i saktë, i 2004-ës dhe nuk ka patur ndryshime për vite. Dhe në qoftë se është bërë gabim në hartë, te mbajë përgjegjësi ai që e ka hedhur në hartë.
Regjistruesi: Hartat nuk i bën Zyra e Regjistrimit, i bën një kompani private.
Gazetarja: Dakord që i bën kompania private, por nuk ka sens kjo tani. Pse nuk merret për bazë harta e 2004-ës që është depozituar?
Regjistruesi: Po pra, hartën e 2004-ës nuk e ka ndryshuar njeri.
Gazetarja: Harta e 2004-ës është e saktë, Drejtor!
Regjistruesi: Asaj harte kërkojnë t’i bëjnë ndryshime dhe do bëjnë pagesat për të bërë ndryshime.
Gazetarja: Po çfarë ndryshimesh do bëjë, se nuk ka bërë ndryshime në shtëpi që të bëjë ndryshime në hartë.
Regjistruesi: Tani nuk e kupton dot këtë ti tani, nuk është faji im, është pak teknike.
Gazetarja: Po priti zotërinjtë dhe t’i sqarosh dhe pa praninë time po qe puna.
Regjistruesi: Edhe pse janë pa praninë tënde janë me kamera, unë këtë se diskutoj domethënë.Dëgjo, mund ta përgatitësh, unë do shoh dosjen dhe përgjigjen ta jap unë.
E gjithe problematika mbeti ne dorezimin e nje planrilevimi te ri qe do te penalizoj familjen Shkira pasi komshiu i tij ka sjellë çatine e shtepise se tij mbi shtepine e familjes Shkira dhe automatikisht ju ka marre dhe 15 metra 2 dhe kjo i pengon ata qe te nxjerrin certifikate te rifreskuar.
Drejtori do ti priste zyrë ata nga java për ti sqaruar pasi te jete i sigurt qe nuk kane kamera.
Denoncimi i gruas në BOOM: ZVRPP Korçë më ka hequr 15 metra katrorë nga shtëpia (21 qershor 2018)
Denoncimi i gruas në BOOM: ZVRPP Korçë më ka hequr 15 metra katrorë nga shtëpia (21 qershor 2018)Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-i-gruas-ne-boom-zvrpp-korce-me-ka-hequr-15-metra-katrore-nga-shtepia
Gepostet von Ora News am Donnerstag, 21. Juni 2018