• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I GODITA I PARI”/ Dëshmia në gjyq e shkaktarit të sherrit ku u vra MARVI MIHALI
Home
Breaking News

“I GODITA I PARI”/ Dëshmia në gjyq e shkaktarit të sherrit ku u vra MARVI MIHALI

19 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ishin të pranishëm mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit dinamo ku humbi jetën shoku i tyre Marvi Mihali, japin deklarime kontradiktore në sallën e gjyqit 4 shokët e tij mes tyre Armend Haxhiu, Xhulio Memo, Gynter Jaupi dhe kushëriri i të ndjerit Mihali, Xhoslin Shata.

I pari që dha deklarime ishte Armend Haxhiu student i juridikut i cili rezultoi se ishte personi që kishte konfliktin me Dejvi Bitrajn pasi i kishte shitur një celular por s’i kishte dhënë karikuesin. Para gjykatës ai u shpreh se kishte bërë veprime të palogjikshme duke marrë me vete për të sqaruar me Bitrajt, 4 shokët e tij, kur gjithçka ishte për një karikues celulari me vlerë 500 lekë.

Mes tensionit ku familjarët e Marvi Mihalit e akuzuan për deklarime të rreme, Armend Haxhiun ai zgjodhi që pyetjeve, se përse e la vetëm Mihalin dhe përse goditi i pari me grusht të rinjtë e grupit tjetër, u përgjigj se kishte gabuar. Haxhiu ishte sot në sallën e gjyqit si dëshmitar dhe jo si jurist per të dhënë deklarimin si person që ka dijeni për ngjarjen.

“U afruam për t’u sqaruar, do i jepja o lekët, o karikuesin por sapo u afrova, Bitrajt më shanë nga familja dhe unë godita i pari me grusht” -u shpreh studenti i Juridikut para togave të zeza.

Ndërsa dëshmitari Xhulio Mema deklaroi para hetuesve se ai është ndjerë i kërcënuar nga oficeri policisë gjyqësore gjatë deklarimeve që ka dhënë mbrëmjen e arrestimit në polici dhe ritheksoi se Marvi Mihali është qëlluar me thikë nga një djalë me bluze të bardhë. Po ashtu Xhulio konfirmoi dhe faktin se OPGj-të në Drejtorinë e Policisë i ishin drejtuar me fjalët: “mos i merrni në qafë të gjithë“, referuar 4 të dyshuarve për këtë ngjarje Dejvi e Eugen Bitraj dhe Marsel e Kridens Alla.

Seanca e rradhës do të jetë javën e ardhshme ndërsa gjatë dëshmive të 4 të rinjëve që atë natë ishin në vendngjarje dhe pjesë e konfliktit nuk kanë munguar dhe ndërprejra për shkak se mamaja e Marvi Mihalit ka qara në sallë.

Një seancë më parë nuk mungoi tensioni mes prindërve të Mihalit dhe atyre të Eugen e Dejvi Bitraj, ndërsa seanca e sotme nuk pati probleme mes palëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA PRANË HISTORISË/ Trajneri dhe lojtari i LACIOS bien dakord: Duam…
Previous article "DO TË BËJ MË TË MIRËN SI MAMA E ARDHSHME"/ Orinda Huta flet për shtatzëninë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë Aktualitet

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë Aktualitet

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT