Siç ishte bërë me dije dita e sotme do të jepte vendimin final për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Në vendimin e saj KLD pezullon nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjyqtari akuzohet për tjetërsim të akuzës së Gentian Doda nga vrasje në plagosje. Mbi Mirin rëndon dhe akuza e korrupsionit pasi atij iu gjendën në shtëpi prej 30 milion lekësh të reja.
Si ka ndodhur ngjarja:
Gjyqtari Shkëlqim Miri ishte nën hetim prej një viti nga Prokuroria e Përgjithshme, me dyshimin fillestar se ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Ndërsa gjatë kontrollit atij i janë gjetur në banesë një shumë prej 30 milionë lekësh të reja, që dyshohet të jenë marrë në këmbim për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.
Pasi doli në gjyq mbi gjyqtarin rëndojnë akuzat korrupsion pasiv dhe aktiv.
Pas kontrollit të banesës, Mirit iu gjetën dhe u sekuestruan 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.