• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I GJATË 167 CM, FLOKËT…”/ Kur Ajas Sulejmani që përplasi çiftin e foshnjën 3-muajshe kërkohej nga amerikanët
Home
Aktualitet
Kronikë

“I GJATË 167 CM, FLOKËT…”/ Kur Ajas Sulejmani që përplasi çiftin e foshnjën 3-muajshe kërkohej nga amerikanët

10 May, 2022 shqipe.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I gjatë 167 cm, peshon rreth 82 kg dhe ka flokët gështenjë e sytë kaf. Kështu përshkruhej Ajas Sulejmani nga zyra e sherifit të qarkut DuPage, Illinois në vitin 2014 kur kërkohej për posedim dhe trafikim droge.

Më tej për të dhënat e tij personale thuhej se jetonte në bllokun 8300 në Norridge. Data e lindjes është 28 tetor 1983.

Sulejmani, i cili ishte në ndikimin a narkotikëve, përplasi me makinë këtë fundjavë një çift që po kalonte vijat e bardha tek Rruga e Kavajës. Bashkë me ta në një karrocë ishte edhe foshnja e tyre vetëm tremuajshe.

Rezulton se në 2014 në SHBA, 39-vjeçari kërkohej nën akuzën e posedimit dhe trafikut të kanabisit në sasi që variojnë nga 2000 gram por jo më shumë se 5000 gram.

“Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Ajas Sulejmanit, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Sherifit të Qarkut DuPage në 630-407-2400,” thuhej atëherë në njoftimin e lëshuar nga autoritetet.

Kujtojmë se pasi përplasi familjen Konomi u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap nga policia në spital. 39-vjeçari deklaroi para autoriteteve se u largua nga vendi i ngjarjes sepse kishte vajzën e mitur në automjet dhe se ajo kishte marrë lëndime.

Por ky justifikim nuk i ka bindur policët, të cilët i kanë listuar atij tre vepra penale: “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim mjeti ne menyre te parregullt”.

Sipas njoftimit të uniformave blu, Ajas Sulejmani nuk është një emër i panjohur, jo vetëm për shkakun se kërkohej në SHBA ku akuzohet për trafik droge, por ai është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjendja e familjes Konomi

Arjan dhe Vilma Konomi ndodhen në repartin e trajtimit intensive në Spitalin e Traumës. Bashkëshorti rezulton të ketë pësuar dëmtimet më të mëdha pasi ka thyerje në legen si edhe fraktura të rënda në këmbë.

Bashkëshortja, Vilma ka pësuar hemorragji të brendshme për shkak të përplasjes nga mjeti luksoz i Ajas Sulejmanit. Makina përplasi edhe karrocën e foshnjës tremuajshe të çiftit Konomi, e cila doli nga spitali me vetëm disa dëmtime më të lehta. Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Gjermania me “dorë të rëndë”: Gati të dorëzojë mjetet luftarake të këmbësorisë së blinduar “Marder”
Previous article DËSHTIMI I PUTIN/ SHBA: Ja sa gjeneralë rusë janë vrarë në luftë në Ukrainë

shqipe.autor

Postime të ngjashme

PREZANTOHET SI "UJKU I SEKSIT"/ 65-vjeçari i premton të miturës para për të kryer marrdhënie intime Aktualitet

PREZANTOHET SI "UJKU I SEKSIT"/ 65-vjeçari i premton të miturës para për të kryer marrdhënie intime

INCENERATORET/ Kryemadhi: Rasti i dy pensionistëve kap shifra të mëdha! Materiali do t’i dorëzohet SPAK, duhet... Breaking News

INCENERATORET/ Kryemadhi: Rasti i dy pensionistëve kap shifra të mëdha! Materiali do t’i dorëzohet SPAK, duhet...

FAKTET E RENDA/ Shqiptarët trafikohen nga të afërmit, strategjia që përdorin për t’i futur në “rrjetë” Aktualitet

FAKTET E RENDA/ Shqiptarët trafikohen nga të afërmit, strategjia që përdorin për t’i futur në “rrjetë”

Facebook Comments

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë Blog

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit? Blog

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit Blog

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama Blog

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $ Blog

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT