• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I FUTËN FËMJËN E PORSALINDUR NË LAVATRIÇE/ Babai tregon detajet RRËQETHËSE: Pashë punonjëset duke futur copat e trupit në qese
Home
Breaking News

I FUTËN FËMJËN E PORSALINDUR NË LAVATRIÇE/ Babai tregon detajet RRËQETHËSE: Pashë punonjëset duke futur copat e trupit në qese

22 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një skandal i padëgjuar më parë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë. Një foshnjë e pajetë 32 javëshe, ( 8 muajshe) e mbështjellë me çarçafë është futur në lavatriçe, duke dalë prej andej e copëtuar.

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë.

Në një intervistë për gazetaren e “Shqipëria Live”, Luçiana Hulej babai i foshnjës thotë se dyshimi i lindi ngaqë spitali nuk po dorëzonte trupin e foshnjës.

Ai e ka parë vetë me sytë e tij kur punonjësi ka nxjerrë copat e bebit dhe i ka vendosur në qese. Babai thotë se nëna e foshnjës është shumë keq nga gjendje emocionale dhe se lajmin e ka marrë vesh nga mediat. Ai kërkon drejtësi, të vihen para përgjegjësisë personat që i shkaktuan këtë dhimbje.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

Intervista:

Kur ka ndodhur ngjarja?

Ditën e hënë të javës së kaluar, po bëhen gati dy javë

Ju shkuat në spital, çfarë ndodhi?

Shkuam për të bërë procedurat që na përkisnin. E kishte ndodhur rasti që e kishin vendosur në disa çarçafë. Donin me na shty edhe pak , edhe pak, derisa e kuptuam.

Si e kuptuat?

I pamë individët që bënin sa andej-këtej. Pamë disa persona dhe i ndoqëm deri te lavatriçja. Pamë një njeri të stafit që kapte copat e trupit të foshnjës duke i futur në qese, tmerri më i madh. Rast që nuk ishte dashur me ndodhur brenda një spitali. Neglizhencë e punës. Duhet me pas një përgjegjësi për këtë.

Çfarë ndodhi më pas?

Infermierja kryesore insistoi të mos merrnim policinë, nuk kishte ndonjë arsyetim. Nuk donte të bëhej diçka e madhe për të mos ulur imazhin.

Është në dijeni bashkëshortja?

E ka marrë vesh lajmin nga mediat dhe nuk kam qenë pranë saj. Ajo është te familja e saj. Është tronditëse, nuk e ka ditur askush. Një nga prindërit e mi nuk e di akoma.

Më e rënda ishte kur e çova vajzën me e varrosur, e baba më tha me e pa. I thashë babit jo se e kanë mbështjellë mirë ata në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË PE/ Eva Kaili kërkon lirinë, avokati: Të mbikëqyret me bylyzyk elektronik deri në përfundim të hetimeve
Previous article "URGJENTE ÇËSHTJA E ÇMIMEVE..."/ Vasili për rishikimin e buxhetit: S’kemi qeverisje! Paratë këtu transferohen njësoj si…

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT