Policia e Lushnjes ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar për dhunë fizike dhe psikologjike. Prej një kohe të gjatë lushnjari dhunonte në mënyrë të vazhdueshme zonjën 54 vjeçare.
Po ashtu 57-vjeçari, e ka kërcënuar gruan e tij 54 vjeçe që të mos bënte kallëzim në polici ndryshe ai do ta vriste fare.
Njoftimi i policsë
Dhunon bashkëshorten dhe e kërcënon për të mos bërë kallëzim, ndalohet nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin:
-Lulëzim D., 57 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F.D, 54 vjeçe, se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti.
Gjithashtu ky shtetas e ka kërcënuar për të mos kallëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.


