• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I FORTI I ELBASANIT KISHTE BLERË…”/ Flet Alibej: I ruhesha një sulmi, s’e lëshoja IPAD nga dora, kontrolloja kamerat
Home
Breaking News

“I FORTI I ELBASANIT KISHTE BLERË…”/ Flet Alibej: I ruhesha një sulmi, s’e lëshoja IPAD nga dora, kontrolloja kamerat

19 February, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulimi i një makine “BMW X6” gati për atentat, ku brenda së cilës kishte dy kallashnikovë, një pistoletë “Glock” dhe dy shishe benzinë, ka vënë në alarm njerëzit e afërm të Erjon Alibej dhe kunatin e tij, që ndodhet në të njëjtin pallat, Arben Spahiu.

Ky i fundit është vëllai i Arjan Spahiut i vrarë në Belgjikë, ku autor i kësaj ngjarje dyshohet se është Mikel Kamami alias “Keli i Kicit”. Njëherësh Arbeni, është vëllai i Rigers Spahiut, të arrestuar për arsenalin e armëve të zbuluara në muajin Tetor 2022.

Për shkak të serive të shumta, të vrasjeve të nisura qysh prej 29 dhjetorit 2018, Erjon Alibej i ndruhej seriozisht një hakmarje të mundshme.

Përpara prokurorëve të SPAK, ai ka treguar një moment kur ndodhej në shtëpinë e tij, në takim me shefin e sektorit të Krimeve, Leonard Palushin. Alibej ka sqaruar se si ai kontrollonte lëvizjet e personave të dyshimtë rreth lagjes së tij, ndërkohë që mbante pa lëshuar nga duart një tablet “IPAD”,të cilin e merte me vete kudo ku shkonte.

Madje veç instalimit të një numri të madh kamerash me cilësi të lartë filmimi, Erjon Alibej, kontrollonte hapësirat edhe përmes tre dronëve që herë pas here i ngrinte në fluturim.Aktualisht tashmë tre dronët e tij janë sekuestruar nga SPAK dhe së bashku me dy “Hard Disqe”, janë çuar për ekspertim komjuterik në policinë shkencore.

Në dokumenta të siguruara nga “Ora Neës”, tregohet se si Alibej, jep një përshkrim rreth investimit të tij në teknologji të lartë për të parandaluar një sulm të mundshëm në pallatin e tij.

“…më ka ardhur Leonard Palushi, në banesë dhe jemi takuar. Në këtë takim isha me IPAD në dorë, sepse nga rrethanat që më kishin ndodhur, isha i detyruar bashkë me familjarët e mi, të ruheshim gjatë gjithë kohës. Përmes IPAD-it unë vëzhgoja, kamerat e sigurisë që kisha në aprtament dhe në rrugë afër pallatit ku banoja. Mbaj mend që Leonard Palushi, më thotë se kamerat ishin shumë ta qarta dhe shumë të pastra si kamera…”-ka treguar në prokurori Erjon Alibej.

Heqja e kamerave të sigurisë nga policia e Elbasanit, në zonën ku banon familja e Erjon Alibej, duke se ka sjellë depërtimin e kundërshtarëve të tij, duke çuar një makinë luksoze shumë pranë banesës.

Por versioni se pikërisht ky mjet dhe armatimi, mund të përdoreshin për goditjen e njerëzve të Alibej, nuk është pikëpyetja e vetme që qëndron në tavolin e hetuesve.

Pasi një version i dytë i ngritur prej tyre është se makina dhe armatimi, mund të jenë bërë gati nga vetë njerëzit e Erjon Alibej, për të goditur Talo Çelës dhe Elton Kilën.

Ky version vjen në një kohë, pasi në muajin Tetor 2022, policia kriminale e Elbasanit, zbuloi në çatinë e një banese një arsenal të madh armësh, që i përkisnin grupit të Erjon Alibej.

Për këtë ngjarje, Luis Gaxhit alias Isai dhe miku i tij Rigers Spahiut me profesion elektroaut, u arrestuan nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE/ Tërmeti në Turqi. Njerëzit vendosen tullumbace në rrënoja për të nderuar fëmijët viktima
Previous article DO E ADHURONI/ Nëse keni mundësi të blini vetëm 1 gjë këtë sezon, le të jetë ky model fundi

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT