• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DOGJËN “BENZ-in” E PARKUAR/ Flet pronarja: Nuk e di përse por… (FOTO)
Home
Breaking News

I DOGJËN “BENZ-in” E PARKUAR/ Flet pronarja: Nuk e di përse por… (FOTO)

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një makinë “Benz” është shkrumbuar dhe dy të tjera të parkuara afër saj morën dëmtime gjatë natës në Shkodër.

makina

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 04:15, kur Policia është njoftuar se në lagjen “Vojo Kushi” ka rënë një zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 327 VC. Blutë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak rezultoi se mjeti është në pronësi të shtetases A. Shiroka, rreth 32 vjeçe. makina1

Sipas Policisë, mjeti është djegur totalisht në të gjitha pjesët duke u shkrumbuar. Nga ky zjarr i rënë ka pësuar dëme në pjesën e përparme edhe mjeti tip “Benz” me targë AA 335 SE, në pronësi të shtetasit D.B. Gjithashtu, si shkak i nxehtësisë, dëme në pjesën mbrapa ka pësuar edhe një mjet tjetër i parkuar përballë makinës që u shkrumbua nga flakët.

Mjeti në pronësi të shtetases A. Shiroka ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së saj në momentin kur është djegur bashkë me dy mjetet e tjera që morën dëme më të vogla. Veprimet, sipas Policisë, po kryhen me grupin hetimor. Sipas efektivëve ka dyshime për një defekt në sistemin elektrik. Megjithatë, burime nga grupi i hetimit nuk përjashtuan dyshimin se zjarri në mjet është i qëllimshëm.

Kjo, pasi makina është shkrumbuar në një kohë shumë të shpejtë, gjë e cila i bën të dyshojnë se mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme me lëndë djegëse. Por, ende nuk ka dalë i plotë akti i ekspertimit nga inspektorët në vendngjarje për të treguar shkaqet e vërteta të këtij zjarri, nëse ka ardhur nga një defekt teknik apo është i qëllimshëm.

Shtetasja A. Shiroka që iu shkrumbua makina është marrë në pyetje nga Policia e Shkodrës, por deklarata e saj nuk ka qenë ndihmëse për grupin e hetimit. Sipas burimeve, ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë ide përse ka ardhur kjo ngjarje dhe se s’ka konflikte me askënd. “Nuk e di pse ka ndodhur kjo ngjarje pasi as unë dhe as familja ime nuk kemi probleme me askënd. Nuk kam asnjë konflikt personal dhe as kam ide kush mund ta ketë bërë këtë”, është shprehur në Polici e dëmtuara.

Pavarësisht deklaratës së dhënë, Policia ka dyshime për ndonjë konflikt personal të pronares së mjetit, gjë të cilën ajo e ka mohuar kur është marrë në pyetje. Sipas të dhënave, e dëmtuara në këtë ngjarje punonte në një call center dhe nuk njihet si person me probleme me të tjerët. Po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm familjar, por edhe ngatërrimi i shënjestrës.

Policia ka nisur hetimet, por në lagjen ku ndodhi ngjarja, sipas të dhënave, nuk ka pasur kamera sigurie, çka e vështirëson identifikimin e autorit. Edhe disa subjekte përreth vendit nuk kanë kamera, ndërsa për shkak të orarit kur ndodhi ngjarja, në rrugicë nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Birime nga grupi i hetimit bënë të ditur se janë duke hetuar pa përjashtuar asnjë pistë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORI SUKSESI/ Stilistja e VIP-ave zbulon detajet: U ktheva në Shqipëri se më vinte gjynah për shoqet (FOTO)
Previous article VDEKJA E GEORGE H.W BUSH/ Trump shpall 5 dhjetorin ditë zie kombëtare për ish-presidentin

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT