• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I DJEGIN MAKINËN/ Flet nënkryetari i PD Mallakastër: Donin të më asgjësonin. Policia më tha.. (VIDEO)
Home
Shqipëri

I DJEGIN MAKINËN/ Flet nënkryetari i PD Mallakastër: Donin të më asgjësonin. Policia më tha.. (VIDEO)

26 August, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Janë publikuar pamjet e djegjes së  makinës të n/kryetarit të PD në Mallakastër, Hajredin Serjanaj, ndërsa PD akuzon policinë se hesht dhe nuk po zbardh ngjarjen.
Në videon e publikuar, në datë 24 gusht në orën 01:44:44 shfaqen dy persona të maskuar, që pasi hedhin lëndën djegëse në makinën tip ‘BMW’ të n/kryetarit largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes..

Ata janë ‘kapur’ nga kamerat e sigurisë duke ikur me vrap në momentin që makina ka marrë flakë. Pas publikimit të videos në një lidhje telefonike për Report Tv, Hajredin Serjanaj akuzoi policinë se tentoi ta mbyllte ngjarjen si aksident, ndërsa shtoi se qëllimi i autorëve ishte asgjësimi i tij, pasi vendi ku ishte parkuar makina ishte shumë pranë dhomës së gjumit.

“Faktet tregojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ne kemi pamjet, që tregojnë s makina mori flakë menjëherë, sikur duket nga pamjet e kamerave. Unë nuk kam pasur konflikte personale, gjithmonë kam qenë në terren për ndërtimet pa leje, konfliktet e pronësisë dhe problemet e tjera. Unë mendoj se lidhet me detyrën. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe ka pasur një tentativë për ta pasqyruar si ngjarje jo të qëllimshme. Shefi  Ballshit tha është më mirë ta nxjerrim aksident dhe pasi ka ardhur n/ drejtori i Fierit, shefi i krimeve u ka thënë është aksident dhe në media është shfaqur si ngjarje aksidentale. Unë nuk dyshoj në emra konkretë, unë jam në një detyrë që përballem cdo ditë. Kur ndodhi shpërthimi unë isha në banesë bashkë me familjen time. Familja u rrezikua nga shpërthimi, pasi dera ishte hapur. Kjo ishte një tentativë jo vetëm për djegien e makinës por edhe asgjësimin tim, pasi ishte shumë pranë dhomës së gjumit. Në polici jam thirrur njëherë për dëshminë pas ngjarjes.”

Ndërkohë që Partia Demokratike akuzon se policia po tenton që ta mbyllë sulmin, që e cilëson të qëllimshëm. Selia blu përsërit atë që tha Hajredin Serjanaj për Report Tv se ‘shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv/kryetarit të Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palët’.

Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj. 3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte. Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem! Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental. Pavaresisht se policia ka pare me pamje se djegia e makines eshte e qellimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policise Mallakaster i ka kerkuar zvkryetarit te Bashkise Serjanaj ta mbyllin kete ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palet. Heshtja dhe mbyllja

Në datë 24 gusht pas ngjarjes, policia në njoftimin për mediat theksonte se dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh). Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

https://youtu.be/OL3hz7WxSTc

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI: Më mundi pasioni per kunatën dhe përfundova në...
Previous article U MUND NGA NAPOLI/ Gattuso: Ky ishte LOJTARI MË I MIRË në fushë për MILANIN

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT