• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I DHASHË 15 MIJË…”/ Borxhi i “Peqjas”, negociatori: Me Aleksin u takova 2 ditë përpara vrasjes, ç’i kërkova në makinë
Home
Aktualitet
Kronikë

“I DHASHË 15 MIJË…”/ Borxhi i “Peqjas”, negociatori: Me Aleksin u takova 2 ditë përpara vrasjes, ç’i kërkova në makinë

16 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga atentati mafioz ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u hodh në erë me tritol, teksa po lëvizte me makinë zonën e Saukit, pranë TEG-ut. Gazetarja Klodiana Lala publikon në emisionin “Në Shënjestër”, në News24, dëshminë ekskluzive të negociatorit të borxhit, që “Peqja” nga Kuçova i kishte viktimës. Për kthimin e borxhit po negocionte një tjetër person i njohur si Robert Gj., cili rrëfeu dy takimet me Aleksandrin, para se ai të ekzekutohej në mënyrë makabre.

Robert Gj:

“Me datë 9 qershor jam takuar me Aleksandrin jashtë një qendre tregtare. I kërkova të pinim kafe, por ai nuk pranoi. Na tha se s’kishte kohë se është në ditëlindje. I thashë që kam ardhur për problemin me Peqen dhe i kërkova zgjidhje, duke i thënë që Peqja ja kishte vonuar lekët, por kërkonte ta mbyllte si problem. I thashë që do ja dërgoja unë lekët. Aleksandri m’u përgjigj që s’do të kishin më konflikte. Të nesërmen e kam takuar bashkë me Gerin te lokali i tij në Astir. I kam dhënë 15.500 euro. Aleksandri më tha që Peqja i kishte borxh 19.500, por unë iu përgjigja se aq lekë më kishte dhënë. Aleksandri u kujtua dhe ramë dakord. U futëm në makinë dhe i thashë lekët. I kërkova t’i numëronte.”

Në lidhje me ngjarjen Prokuroria po heton në disa pista, të cilat janë vrasje për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës, për shkak të njohjes së tij me pjesëtarin e një grupi kriminal që vepron në Holandë, ose hakmarrje për shkak të së kaluarës së tij, si i përfshirë në një ngjarje në Greqi. si dhe mosmarrëveshje për pasurinë. Hetuesit kanë dyshime se Aleksandër Sadikaj nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u ekzekutuar, për nga mënyra sesi vepruan ekzekutorët, por edhe sepse ruhej, ndonëse njerëzit pranë tij nuk e pranuan. Kjo sepse në banesë iu gjetën antiplumb e dylbi. Ndërsa në vendin e ngjarjes u zbulua një pistoletë.

Ekzekutorët mendohet të kenë pasur përgatitje ushtarake, ndërsa ende nuk është zbuluar vendi se ku i është vendosur lënda eksplozive. Hetimet për ekzekutimin mafioz vazhdojnë, policia shqiptare, sipas deklarimit të ministrit të Brendshëm Bledi Cuci do të kërkojë dhe ndihmën e partnerëve të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRAKTISEN BANANET? Nga qymyri tek mishi i pulës, si po trafikohet kokaina nga Amerika Latine në Durrës
Previous article SHIFRAT/ OKB: Më shumë se 4400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës

F.autor

Postime të ngjashme

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT