• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I DHA FUND ANËTARËSIMIT 47-VJEÇAR/ Bashkimi Evropian miraton mandatin për bisedimet tregtare të Brexit-ti
Home
Nderkombetare

I DHA FUND ANËTARËSIMIT 47-VJEÇAR/ Bashkimi Evropian miraton mandatin për bisedimet tregtare të Brexit-ti

26 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka autorizuar bisedimet tregtare dhe ka miratuar pozicionin e negociatave të bllokut mbi partneritetin e ardhshëm të BE-së me Mbretërinë e Bashkuar.

“BE tani është e gatshme që të fillojë bisedimet”, tha Andreja Metelko-Zgombiç, sekretarja shtetërore e Kroacisë për Çështje Evropiane, e cila foli në emër të qeverisë së saj që ka presidencën e radhës të Këshillit në gjashtë muajt e parë të vitit.

Ajo e quajti mandatit “të qartë dhe të fuqishëm”, që konfirmon “gatishmërinë e BE-së për të ofruar një partneritet ambicioz, të gjerë dhe të ekuilibruar për Mbretërinë e Bashkuar për përfitimin e të dyja palëve”.

Mbretëria e Bashkuar braktisi BE-në më 31 janar, duke i dhënë fund anëtarësimit 47-vjeçar në BE. Në 10 muajt e ardhshëm të periudhës së tranzicionit, Mbretëria e Bashkuar dhe BE duhet të dakordohen për kushtet e bashkëpunimit ekonomik.

Ministrat evropianë kanë miratuar ndryshime të vogla në propozim-mandatin të prezantuar më herët gjatë muajit nga kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

Pozita e negociatave përfshin tre kapituj kryesorë: partneritetin ekonomik, bashkëpunimin për sigurinë dhe politikën e jashtme dhe një kornizë institucionale që rregullon marrëdhëniet në të ardhmen.

Pjesa kryesore është kapitulli ekonomik pasi BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mendime shumë të ndryshme për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare.

BE është e hapur për marrëveshje të tregtisë së lirë që lejon zero taksa dhe kuota për importimin e mallrave britanikë. Por në këmbim të kësaj blloku insiston të sigurojë një “fushë të barabartë të lojës për konkurrencë të hapur dhe të ndershme”.

Në realitet, kjo nënkupton që BE do t’i kërkojë Mbretërisë së Bashkuar që të mbështesë standarde të larta për çështjet sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe rregullimin e ndihmës shtetërore, gjë të cilës kryeministri britanik Boris Johnson dëshiron t’i shmanget pas Brexit-it.

BE gjithashtu insiston në marrëveshje për peshkimin, e cila siguron qasje reciproke në treg dhe ujëra, si dhe përfshin kapitalin e peshkimit me kuota për shkak të qëndrueshmërisë.

Mbretëria e Bashkuar pritet që të enjten të shpalosë pozicionin e saj negociues.//AA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kinë, edhe ekspertë të mjekësisë tradicionale në luftën kundër epidemisë
Previous article VIZITA E PARË E TRUMP NË INDI/ Qytetarët në Nju Delhi protesta për ligjin e shtetësisë, 11 humbën jetën

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT