Kryeministri Edi Rama i dërgoi sot letrën e 5-të kryedemokratit Lulizim Basha, në të cilën i përsëriti kërkesën për dialog.
Ndërkohë, në profilin e tij në Facebook, një qytetar e ka kritikuar kreun e qeverisë lidhur me mënyrën e zgjedhur së komunikuar me letra.
Ndërsa kryeministri nuk ka hezituar t’i përgjigjet.
Replikat:
Ndjekësi: Hahahahaa tallu me këtë popull tallu o i madhi Skënderbe. Në vend që të bësh diçka për Shqipërinë del dhe dërgon letra Bashes si me e pas dashnore. Je bere bajat pa pik shije leximi
Rama: S’të vë faj aspak që s’kupton se këto letra janë edhe për ty edhe për këdo që ka vërtetë interes të kuptojë më shumë, lidhur me këtë situatë e me pozicionet e palëve! Përqafime.



