• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR VRASJEN E DREJTORIT TË POLICISË/ Shënjestër e “Metamorfozës”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për liri të Genc Tafilit
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËR VRASJEN E DREJTORIT TË POLICISË/ Shënjestër e “Metamorfozës”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për liri të Genc Tafilit

12 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

23 vjet më parë u vra Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. I dënuari me 25 vite burg për vrasjen e tij vazhdon të kërkojë lirinë. Mirëpo, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e Genc Tafilit. Ai “trokiti” në Kushtetuese në prill të këtij viti dhe kërkoi shfuqizimin e vendimeve të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e rikthyen atë në qeli, pas 4 vitesh qëndrimi në liri.

Ishin këto dy gjykata që ndryshuan vendimin e dhënë në vitin 2017 nga Gjykata e Krujës, që liroi Tafilajn 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë, para përfundimit të dënimit me çerekshekulli burg.

I dënuari për vrasjen e drejtuesit të lartë të policisë i konsideroi antikushtetuese dy vendimet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, me pretendimin se në shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim të parakohshëm, këto gjykata duhet të zbatonin ligjin e kohës kur kishte kryer krimin dhe jo ligjin aktual.

Kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Kushtetuesja. “…neni 64 i KP-së që ka qenë në fuqi në momentin e dënimit të kërkuesit (vitin 2001), nuk mund të gjejë zbatim në momentin e aplikimit të kërkuesit për lirim me kusht (në vitin 2017). Në këto rrethana, Kolegji çmon se gjen zbatim dispozita e ligjit penal që është në fuqi në momentin e paraqitjes së kërkesës për lirimin me kusht nga i dënuari, pasi plotësimi i kërkesave të ligjit do të verifikohet në këtë moment”.

Nga arsyetimi i Kushtetueses, në vendimin për moskalim të çështjes për shqyrtim në seancë plenare, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe pretendimet e Tafilajt për cenim të standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor.

Para se të lirohej me kusht, Tafilaj vuajti 21 vjet e 7 muaj burg. Referuar dosjes “Metamorfoza” të SPAK, që vuri në pranga edhe një prokuror, një zyrtar të lartë policie dhe një biznesmen, gjatë kohës që ishte në liri emri i Tafilajt ishte vënë në shënjestër për ekzekutim nga anëtarët e grupit kriminal.

Pas vendimeve që detyronin rikthim në qeli Tafilaj u arrestua në Gjermani në janar 2022 dhe u ekstradua në Shqipëri 5 muaj më vonë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË NË LEZHË/ I dha hashash një të mituri dhe videon e postoi në 'Tik Tok', në pranga 31-vjeçari
Previous article MAFIA SHQIPTARE, KRAHËSOHET ME "NDRAGHETËN"/ Si u zbulua Armando Pacani, sot një ‘fantazmë’

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT