• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata e Posaçme konfiskon 31 pasuritë e Moisi Habilajt
Home
Breaking News

I DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata e Posaçme konfiskon 31 pasuritë e Moisi Habilajt

18 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata Posaçme ka marrë vendimin për të konfiskuar 31 pasuritë e Moisi Habilajt.

Vlera e tyre mësohet se shkon afro 82 milionë lekë. Pasuria e tij ishte e vendosur në emër të familjarëve të tij. 10 apartamente, 4 ndërtesa, 6 makina, 1garazh, truall, e mijëra euro të tjera pasuri.

Një muaj më parë, GJKKO ka vendosur dënimin me 37 vite burg në total për grupin e Habilajve, të akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar  kriminal. Me 10 vite burg, Gjykata e Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka dënuar Moisi Habilajn i cilësuar si kreu i grupit kriminal.

Habilaj është shpallur fajtor për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, ku është dënuar me 4 vite.

Me uljen e dënimit sipas kodit të procedurës penale, Habilaj është dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Fajtorë për të njëjtat akuza, janë shpallur edhe Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët me uljen e dënimit janë dënuar përfundimisht me nga 9 vite burg.

SPAK kërkoi 63 vite burg, nga të cilët 18 vetëm për Moisi Habilajn, por katër pjesëtarët e grupit përfituan ulje nga gjykimi i shkurtuar.

Moisi Habilaj ndodhet në arrati, pasi u largua nga banesa e tij në Itali ku qëndronte në arrest shtëpie pas periudhës së festave. Gjykata e Apelit në Katania e dënoi me 15 vite burg Moisi Habilajn duke lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë.  Që prej fundit të majit, ai ishte në arrest shtëpie pas qëndrimit në burg për gati dy vite.

Moisi Habilaj u dënua qershorin e kaluar  me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa pak muaj më parë Apeli e la në fuqi. Grupi kryente trafikun e drogës kryesisht nga deti me anë të peshkarexhave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 20-VJEÇARES/ Komentuesi vë në siklet moderatorin grek: Si ndiheni që përmendët shqiptarët
Previous article NEGOCIATAT/ Ambasadori spanjoll: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT